Teuhidi Uluhije është veçimi i Allahut të Lartësuar me veprat e robërve.
Allahu i Madhëruar thotë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” El-Fatiha: 5.
Për shkak të teuhidit të adhurimit (El-Uluhijeh) Allahu i Lartësuar krijoi xhinët dhe njerëzit.
Allahu i Madhëruar thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Edh-Dharijat: 56.
– Ky teuhid (teuhidi i adhurimit) është fillimi dhe fundi i fesë.
– Për shkak të tij u dërguan të dërguarit.
– Ai është gjëja e parë dhe e fundit tek i cili ftuan të gjithë të dërguarit.
– Peër shkak të tij u zbritën librat.
– Për shkak të tij u ndanë njerëzit në dy grupe; në besimtarë dhe në jobesimtarë.
“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra vetëm Mua më adhuroni.” El-Enbija: 25.
Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Udha e Besimtarëve
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë Hoxhë Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve