Përfitime dhe dobi nga dërgimi i Muadhit në Jemen

December 22, 2021

Transmetohet nga Abdullah bin Abasi (radijAllahu anhuma) se ka thënë: Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dërgoi Muadhin në Jemen, i tha atij: “Ti po shkon tek një popull që janë ithtarë të librit (hebrenjt dhe të krishterët), prandaj kur të shkosh ftoi (së pari) të dëshmojnë se “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij…”” Hadithi. Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Përfitime dhe dobi:

E para: Teuhidi së pari. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i sqaroi Muadhit (radijAllahu anhu) mënyrën se si t’a fillojë thirrjen për tek Allahu i Madhëruar, duke i treguar se gjëja e parë me të cilën duhet të fillojë është thirrja për tek teuhidi. Kjo tregon se akidja vjen së pari për shkak të rëndësisë së saj, ajo është çështja kryesore dhe të dërguarit me të e kanë filluar thirrjen e tyre.

Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En-Nahl: 36.

Në hadith tregohen tre shkallë të thirrjes:

  1. Ftesa për te dëshmia ‘la ilahe il-lAllah ue ene muhameden rasulullah – nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut”.
  2. Ftesa për faljen e pesë namazeve në ditë-natë, sepse ky është adhurimi më i madh trupor.
  3. Ftesa për dhënien e zekatit sepse ky është adhurimi më i madh material.

E dyta: Njohja e aktualitetit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i sqaroi Muadhit (radijAllahu anhu) gjendjen e popullit tek i cili po shkon. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka qenë i njohur me gjendjen e njerëzve nëpërmjet dy rrugëve:

  1. Me anë të Shpalljes.
  2. Me anë të dijes (njohjes) dhe nga përvoja.

Kjo tregon qartë se thirrësi duhet t’a njohë mirë gjendjen e atyre që do ftojë në Islam, ndërsa njohja e akualitetit njihet nëpërmjet Kuranit dhe Sunetit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Angazhimi i njerëzve me lexim të revistave, gazetave, përcjelljes së stacioneve radiofonike dhe lundrimi në kanalet satelitore, kjo është:

-humbje kohe,

-humbje e umetit dhe devijim i tij,

-humbje përpjekjesh,

-dhe barrë për të rinjtë muslimanë rreth çështjeve që atyre nuk u intereson.

E treta: Hadithi është rrufe mbi kokat e atyre që nuk pranojnë argumentimin me hadithin ahad në çështjet e akides, ngase përcjellja e Islamit përfshin kumtimin e akides. Prandaj dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e mësoi Muadhin (radijAllahu anhu) që së pari t’u përcjelli atyre akiden.

E katërta: Thirrësi duhet të jetë i pajisur me dituri. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dërgoi Muadh bin Xhebelin (radijAllahu anhu) në Jemen sepse ai ishte njeriu më i ditur nga sahabët rreth hallallit dhe haramit.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...