Përse themi: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!”
Përse lutemi në shumës edhe kur falemi vetëm?
Që të mbetesh i lidhur me këtë bashkësi botërore robërish të Allahut, vëllezër për hir të Tij kudo që janë.
Që të mos jetosh vetëm. Që të ndiesh shoqërinë që është me ty (shpirtërisht) edhe pse s’është me ty (fizikisht).
Që të mbartësh edhe ti brengat e muslimanëve, të duash për vëllanë tënd atë që do për vete.
Që të jesh pjesë e këtij “trupi islam”, të ndiesh dhimbjet dhe kënaqësitë e tij. Të përpiqesh të jesh pjesë e zgjidhjeve që i duhen atij dhe jo pjesë e problemeve që i shtohen.
Emin Bilali
Të Ngjashme
- Pasojat e braktisjes së të vërtetës Dr. Fatmir Strumi
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Dr. Fatmir Strumi
- Falënderimi për mirësitë Hoxhë Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Dr. Fatmir Strumi