Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Seid bin El-Musejib – Allahu e mëshiroftë – pa një burrë duke falur shumë rekate në kohën kur është i ndaluar namazi, prandaj e ndaloi atë duke i thënë: O Ebu Muhamed, a më dënon Zoti për namazin që fal? Ai tha: Jo, por Ai do të dënojë për atë që është në kundërshtim me Sunetin.
Kjo është një nga mençuritë e përgjigjeve të Seid bin El-Musejib, dhe është një armë e fuqishme kundër njerëzve të risive që miratojnë dhe pajtohen me bidatet. Ata i akuzojnë pasuesit e sunetit se i’a mohojnë dhikrin dhe namazet, por duhet të dinë se pasuesit e sunetit i kundërshtojnë dhe nuk pajtohen me ta për kundërshtimin që i bëjnë Sunetit.
Irua al-Ghalil (2/236)
Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve