Format e tesbive pas namazit

January 2, 2022

Format e tesbive pas namazit janë:
Forma e parë: Të thotë pas namazit; dhjetë herë ‘SubhaAllah’, dhjetë herë ‘Elhamdulilah’, dhjetë herë ‘Allahu Ekber’.
Forma e dytë: Të thotë pas namazit; Tridhjetë e tre herë ‘SubhaAllah’, tridhjetë e tre herë ‘Elhamdulilah’, tridhjetë e katër herë ‘Allahu Ekber’.
Forma e tretë: Të thotë ‘SubhaAllah’, ‘Elhamdulilah’, ‘Allahu Ekber’ nga tridhjetë e tre herë, dhe pastaj e përfundon me thënien ‘La Ilahe ila-Allah vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamd ue huve ala kuli shejin kadijr’.
Forma e katërt: Të thotë: ‘SubhaAllah’, ‘Elhamdulilah’, ‘La ilahe ila Allah’, dhe ‘Allahu Ekber’ nga njëzet e pesë herë.
Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) – ‘Fetava Nurun ala derb’ (4/533).
Loading...