Fikhu i namazit sipas Shejh Albanit – 3

January 5, 2022

[8] Leximi pas imamit.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit për lejimin e leximit të Kuranit pas imamit në namazet pa zë dhe jo në ato me zë.[1]

Ky mendim përcillet nga Umer bin Hatabi[2] (radijAllahu anhu) dhe Ubej bin Kab[3] (radijAllahu anhu). Ky është medhhebi maliki, fjala e Shafiut në medhhebin e vjetër,[4] më e njohura në medhhebin hanbeli[5] dhe më e sakta sipas dijetarit të islamit Ibën Tejmije[6] (Allahu e mëshiroftë).

[9] Thënia me zë “amin” për imamin dhe xhematin[7]

Pëlqehet thënia “amin” me zë për imamin dhe xhematin pas tij. Këtë mendim ka zgjedhur së fundi Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). Ai ka thënë: “Më pas kam nxjerrë etherin e Ibën Ez-Zubejrit dhe sqarova se një gjë e tillë saktësohet prej tij. Këtë e pasova me një ether tjetër po ashtu të saktë nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu), ku ai e thoshte me zë “amin” pas imamit dhe e zgjaste atë.”[8]

Ky është edhe medh’hebi shafi[9] dhe hanbeli[10].

Më herët Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka qenë i mendimit se xhemati e thotë pa zë “amin” pas imamit. Bazuar në etherin e Ibën Ez-Zubejrit ku shejhu ka thënë: “Përsa i përket thënies “amin” me zë nga ana e xhematit, gjendet vetëm ky ether i cili nuk është argument për këtë ngase ai nuk e adreson tek Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”[11]

Them: Kjo saktësohet nga vepra e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në hadithin e Uail bin Huxhr dhe Ebu Hurejrës (radijAllahu anhuma).

[10] Bashkimi mes thënies “SemiAllahu limen hamideh – Rabbena ue lekel-hamd” për imamin, xhematin dhe atë që falet i vetëm.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se “SemiAllahu limen hamideh – Rabbena ue lekel-hamd” duhet thënë nga imami për xhematin pas imamit dhe atë që falet i vetëm.[12]

Ky është edhe medhhebi shafi.[13]

[11] Obligueshmëria e dërgimit të salavateve për Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në teshehudin e fundit.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit për obligueshmërinë e dërgimit të salavateve për Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në teshehudin e fundit.[14]

Ky është edhe medh’hebi shafi,[15] më e njohura tek medh’hebi hanbeli[16], dhe medh’hebi i Is’hak bin Rahevej.[17]

[12] Obligueshmëria e kërkimit të mbrotjes tek Allahu nga katër gjëra.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se në teshehudin e fundit është vaxhib kërkimi i mbrojtjes tek Allahu nga katër gjëra; nga dënimi i zjarrit të xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe sprova e mesihut Dexhal.

Ky është medh’hebi i Tausit,[18] një transmetim në medh’hebin e imam Ahmedit,[19] mendimi i Ibën Hazmit[20] dhe i Sheukanit[21] (Allahu i mëshiroftë).

 

Vijon…

Përmblodhi: Unejs Sheme

————————————–

[1] “Irvaul-Galil” (2/268), “Et-Talik ala Mishkatil-Mesabih” (1/282), “Es-Silsiletu Ed-Daifeh” (2/420), “Aslu Sifetus-Salati En-Nebij” (327), dhe “Sifetus-Salati En Nebij” (97).

[2] “Sunenu El-Kubra” (2/167) Bejhakiu.

[3] Burimi i mësipërm.

[4] “El-Istidhker” (1/465) dhe “Edh-Dhekhirah” (2/185). Tek këta nuk është detyrë leximi i Fatihasë për xhematin në namazet pa zë por është sunet. Shih “Et-Taxhu uel-Iklil” (1/536) dhe “Sherh Muktesar Khalil” (1/280).

[5] “El-Haui El-Kebir” (2/141) dhe “El-Mexhmu’u” (3/316). Gjithashtu dhe tek këta nuk është detyrë leximi i Fatihasë për xhematin në namazet pa zë. Shih “El-Mugnij” (1/331), “Sherh Munteha El-Iradat” (1/263), dhe “Kishaful-Kinai” (1/463).

[6] “Mehxmu’ul-Fetaua” (22/295).

[7] Në namazet me zë.

[8] “Es-Silsiletu Ed-Daifeh” (2/369) dhe “Temammul-Minneh” (178).

[9] “El-Mexhmu’u” (3/318) dhe “Raudah Et-Talibejn” (1/247).

[10] “El-Insaf” (2/51) dhe “El-Mugnij” (1/290).

[11] “Temammul-Minneh” (177) dhe “Aslu Sifetus-Salati En-Nebij” (380).

[12] “Temammul-Minneh” (190) dhe “Sifetus–Salati En-Nebij”.

[13] “El-Mexhmu’u” (3/376).

[14] “Aslu Sifetu-salati En-Nebij” (990).

[15] “El-Mexhmu’u” (3/427) dhe “Raudatu Et-Talibejn” (1/263).

[16] “”El-Mugnij” (1/318), “El-Insaf” (2/116) dhe “Kishaful-Kinai” (1/359).

[17] “El-Mugnij” (1/318).

[18] “Sahihu Muslim” (1/413).

[19] “El-Insaf” (2/81).

[20] “El-Muhal-la” (3/271).

[21] “Nejlul-Eutar” (2/330).

Loading...