Ebu Katade (radijallahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) e pyeti Ebu Bekrin duke i thënë:
“Kur e fal vitrin?
Ai i’u përgjigj: E fal para se të fle.
I Dërguari i Allahut (alejhi selam) e pyeti Omerin (radijallahu anhu): Po ti kur e fal vitrin?
Ai i’u përgjigj: Gjatë natës fle, pastaj ngrihem dhe e fal.
I Dërguari i Allahut (alejhi selam) i drejtohet Ebu Bekrit dhe i thotë: Ke vepruar me vendosmëri.
Kurse Omerit i tha: Ke vepruar fuqishëm.”
E transmeton Ibn Huzejme në librin e tij ‘Sahih’ me nr. 1084.
Hadithi është i saktë.
P.s.: Ky hadith është transmetuar gjithashtu nga Xhabiri dhe Ibn Omeri (radijallahu anhume).
Edison Dukaj
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve