Zinaja, eklipsi i zemrës

January 13, 2022

Dr. Muhamed bin Seid tregon: Shejhut tonë Abdulaziz bin Bazit (Allahu e mëshiroftë) i’u lexua hadithi që shënon Buhariu nga Aishja (radijAllahu anha) e cila ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut u zu (eklipsua) dielli dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u fal me njerëzit…” – deri tek fjala e saj: “Ai u mbajti njerëzve një fjalim ku e falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, dhe pastaj tha:

Vërtet Dielli dhe Hëna janë dy shenja/mrekulli nga shenjat/mrekullitë e Allahut, ato nuk zihen (eklipsohen) për shkak të vdekjes ose të lindjes së ndokujt. Prandaj kur të shihni eklipsin e tyre luteni Allahun, madhërojeni Atë, falni namaz dhe jepni lëmoshë.”

Pastaj tha: “O umeti i Muhamedit! Pasha Allahun! Askush nuk është më xheloz se Allahu kur bën zina robi apo robëresha e Tij. O umeti i Muhamedit! Pasha Allahun! Sikur t’a dinit atë që unë di, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.”

Shejhu ynë Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) tha: Dijetarët kanë përmendur se arsyeja e përmendjes së zinasë në këtë hadith është se; derisa eklipsi është shkak për largimin e dritës së Diellit dhe të Hënës, po ashtu zinaja është shkak për largimin e dritës së zemrës.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje: ,

Loading...