Ngrohja është sadakaja më e mirë në këtë kohë.
Në këto ditë të ftohta sadakaja dhe shpenzimi më i mirë që mund të bëjmë është të ngrohim shtëpitë tona, të prindërve dhe të afërmve.
Nëse e kemi mundësinë të shpenzojmë sa të mundemi edhe për nevojtarët rreth nesh.Profeti (alejhi selam) ka urdhëruar për sadaka.
Një burrë i tha: “O i Dërguar i Zotit, kam një monedhë. Profeti (alejhi selam) i tha: Shpenzoje për veten tënde!
I tha: Kam edhe një tjetër. Tha: Shpenzoje për fëmijët e tu!
I tha: Kam edhe një tjetër. Tha: Shpenzoje për gruan tënde!
I tha: Kam edhe një tjetër. Tha: Shpenzoje për punëtorin (shërbëtorin) tënd!
I tha: Kam edhe një tjetër. Tha: Shpenzoje ku t’a shikosh të arsyeshme!”
Sahih Ebu Daud: 1691.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve