Realiteti i bestytnive

January 27, 2022

Realiteti i bestytnive!

(1) Macja e zezë.

Kur macja e zezë kalon para teje nuk do të thotë se ajo të sjell ters, porse ajo është duke shkuar diku (për hesapin e vet).

(2) Dora.

Kur të kruhet dora e majtë nuk do të thotë se do marrësh para, dhe kur të kruhet e djathta do të japësh para, porse thjesht duhet të kruash dorën.

(3) Këmba.

Kur ecën me njërën këmbë mbathur e me tjetrën zbathur nuk do te thotë se të vdes gruaja, porse kjo është ecja e shejtanit.

(4) Kripa.

Ai që e ha kripën shumë nuk do të thotë se e do edhe gruan shumë, porse kjo do t’a shtojë më shumë etjen.

(5) Lemza.

Në qoftë se të zë lemza gjatë bukës nuk do të thotë se dikush është duke folur për ty, porse ti ke nevojë të pish ujë.

(6) Qeni.

Nëse në rrugë u vjen një qen përballë nuk do të thotë se do t’a kryeni punën me sukses, porse duhet t’i bëni sytë katër që mos t’ju kafshojë.

(7) Patkoi i kalit.

Patkoi i vjetër i kalit kur vendoset në derën e shtëpisë nuk do të thotë se sjell fat dhe mbron shtëpinë nga fatkeqësitë, porse është tregues i qartë se ai që e ka vendosur është injorant.

(8) Pasqyra.

Thyerja e pasqyrës nuk do të thotë fakteqësi apo ters, porse xhamat duhen pastruar menjëherë sepse mund të çahesh (gjakosesh).

(9) Veshi.

Nëse i’u fishkëllen veshi i djathtë nuk do të thotë se do të merrni lajm të mirë, e nëse i’u fishkëllen i majti do të merrni lajm të keq, porse keni nevojë të shkoni tek mjeku për kontroll.

(10) Kur ha.

Kur te gjejnë duke ngrënë nuk do të thotë se të do vjehrra, porse tregohu mikpritës dhe ftoje të hajë me ty.

(11) Kafja.

Kur të derdhet kafja nuk do të thotë se do të marrësh para, porse duhet t’a pastroni vendin ku u derdh.

(12) Duhani.

Kur tymi i duhanit vjen drejt jush nuk do të thotë se qenkeni goxha i pasur, porse duhet të ndryshosh vend ose akoma më mirë mos rri me ata që e pinë.

 

Unejs Sheme

Loading...