Disa nga kohët dhe shkaqet e pranimit të lutjeve

March 30, 2022

Disa nga kohët dhe shkaqet e pranimit të lutjeve janë:

1. Ditën e Mërkurë mes drekës dhe ikindisë.

2. Pas ezanit.

3. Kur bie shi.

4. Në pjesën e tretë të natës (një orë para imsakut).

5. Kur je agjërueshëm.

6. Kur je në vështirësi.

7. Kur ngre duart Allahu turpërohet të t’i kthejë ato bosh.

8. Ushqimi dhe pija hallall.

9. Përsëritja e lutjes tri herë.

10. Nisja e duasë me lavdërim dhe madhërim për Allahun dhe salavate mbi Profetin (sal lall llahu alejhi ue sel lem).

11. Lutja duke menduar mirë për Allahun, se Ai është pranë robit të Tij dhe u përgjigjet lutjeve të tij. “Kush i përgjigjet nevojtarit, atij që është në hall të madh kur ai i lutet, dhe ia largon të keqen.”
“Dhe ka thënë Zoti juaj: Lutmuni mua t’ju përgjigjem.”
“E nëse robërit e Mi të pyesin për Mua: Unë me të vërtetë jam afër, i përgjigjem lutjes së atij që më lutet.

12. Ditën e Xhuma, para perëndimit të diellit.

13. Lutja e prindit për fëmijën.

14. Lutja e prijësit të drejtë (njësues i Allahut).

15. Përmendja e shpeshtë e Allahut.

16. Kur të është bërë padrejtësi.

Emin Bilali

Loading...