Njerëzit në Ramazan mund t’i ndajmë në katër grupe.
Grupi i parë: Hyn Ramazani dhe del (përfundon), ai vazhdon në gjendjen e tij (siç thuhet në gjuhën e popullit ‘as mish as peshk’).
Grupi i dytë: E shton gjumin gjatë ditëve të agjërimit (pjesa më e madhe e ditës i kalon në gjumë) dhe qëndrimin zgjuar natën. Ky nuk është agjërimi që na ka orientuar Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Grupi i tretë: Është neglizhent ndaj namazeve. Në Ramazan tregohet i kujdesshëm ndaj namazeve duke i falur në kohë të gjitha, por kur mbaron Ramazani ai kthehet në gjendjen e tij të mëparshme (nuk i fal në kohë dhe lë ndonjë namaz pa falur).
Grupi i katërt: Tregon kujdes ndaj faljes së namazit, leximit të Kuranit dhe përmendjes së Allahut të Madhërishëm para Ramazanit. Kur vjen Ramazani, atij i shtohet gëzimi dhe bëhet më aktiv në faljen e namazit, në leximin e Kuranit dhe në kryerjen e veprave të tjera të mira.
Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
 - Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
 - Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
 - Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
 - Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve