Duaja që duhet të bësh kur hyn në xhami

June 8, 2022

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju hyn në xhami, le të thotë ‘Allahumme ftahli ebuabe rahmetike – O Allah, m’i hap dyert e mëshirës Tënde’. Dhe kur të dalë prej saj le të thotë ‘Allahumme inni es’eluke min fadlike – O Allah, unë të kërkoj (lutem) të më japësh prej mirësive të Tua’.” Shënon Muslimi (713).

Çfarë përfitohet:

1. Pëlqyeshmëria e përmendjes së Allahut në çdo gjendje.

2. Pëlqyeshmëria e bërjes së dhikrit të përmendur kur hyn dhe del prej xhamisë.

3. Namazi i falur në xhami është prej shkaqeve të (arritjes së) mëshirës.

“Ganimetul-Mu’min min Muhtesari Muslim”.

 

Unejs Sheme

Dosje: ,

Loading...