Thirrja e pastër dhe e sinqertë në rrugë të Allahut dhe efektet e saj tek njerëzit

August 9, 2022

Thirrja e pastër dhe e sinqertë në rrugë të Allahut dhe efektet e saj tek njerëzit.

Dijetari Muhamed Tekiudin El-Hilali (1893-1987) – Allahu e mëshiroftë – i cili është prej dijetarëve të Marokut të largët, në shënimet e tij kur tregon për disa të udhëzuar në besimin e pastër islam, larg shirkut dhe idhujtarisë, thotë:

Disa vëllezër më thanë: Allahu na udhëzoi me thirrjen tënde për në njësimin e Tij dhe në ndjekjen e Profetit të Tij -alejhi selam-, por ne jemi të dobët në dije. Nuk kemi mundësi të zhytemi në detin e librave të Sunetit për të njohur argumentet e çështjeve, si dhe për të dalluar se çfarë përputhet me Sunetin me qëllim që t’i largohemi kundërshtimit të tij. Pastaj, ne nuk jemi as të sigurt se ti nuk do të ndahesh nga ne për shkak të vdekjes apo për ndonjë shkak tjetër. Prandaj të lutemi të na shkruash një libër që të përmbajë çështjet e besimit dhe të ibadeteve pa argumente, por në përputhje me Sunetin Muhamedan.

Unë iu përgjigja kërkesës së tyre dhe ne filluam të mblidhemi në shtëpinë time çdo natë deri në mesnatë, ku njëri prej tyre shkruante dhe unë diktoja, ndërsa të tjerët secili prej tyre kishte në dorë një libër prej librave të hadithit derisa e plotësuam në një kohë të shkurtër librin “Muhtesar Hedji El-Halil fi El-Akaidue Ibadet El-Xhelil (Përmbledhje e Udhëzimit të El-Halil në besim dhe Ibadetin e të Madhëruarit)”. Që të gjithë dhamë para për të siguruar dirhemët e nevojshëm për botimin e tij, derisa dhanë edhe gratë e mbuluara në shtëpitë e tyre pa ua përmendur emrat. Kështu krijohet thirrja e plotë dhe e pastër, pa qëllime dynjaje, për shkak të së cilës hyn drita e besimit në zemrat e atyre që i përgjigjen asaj.

Shkëputur nga libri i autorit me titull: “Thirrja për tek Allahu në vende të ndryshme”, fq. 105.

Dr. Abdullah Nabolli

Loading...