Transmetohet nga Muadh bin Xhebel (radijAllahu anhu) se ka thënë: “I thashë Profetit (alejhi selam): O i Dërguari i Allahut! Më trego për një punë e cila më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri.
Ai më tha: Ke pyetur për diçka madhështore e cila është e lehtë për atë që Allahu ia lehtëson:
– të adhurosh Allahun dhe mos t’i shoqërosh Atij asgjë (në adhurim),
– të falësh namazin,
– të japësh zekatin,
– të agjërosh Ramazanin,
– dhe kryerja e haxhit ne Qabe.
Pastaj tha: A të të orientoj drejt dyerve të mirësisë? Agjërimi është mburojë, lëmosha i fshin të këqijat ashtu siç uji e shuan zjarrin, dhe falja e namazit të natës.
Pastaj lexoi: “I heqin trupat e tyre prej shtretërve…” – derisa arriti “…për atë që kanë vepruar”. (Es-Sexhde: 16-17)
A të të tregoj për kreun e çështjes, për shtyllën dhe kulmin e tij?
Thashë: Po o i Dërguar i Allahut!
Tha (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulmi i tij është xhihadi.
A të të tregoj se si t’i posedosh (ruash) të gjitha këto?
– Po o Profet i Allahut! Ai (alejhis-selam) kapi gjuhën e tij dhe tha: Ruaje gjuhën tënde.
– O Profet i Allahut, a do të merremi në llogari dhe për atë që flasim?
Tha: Mos të pastë nëna o Muadh! A ka diçka tjetër që i hedh njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre përveç asaj që korrin me gjuhët e tyre!”
Hadith i mirë (hasen). E ka konsideruar të tillë shejh Albani në “Takhrixhul-Mishkatil-Mesabih”.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve