Pyetje: A është e domosdoshme për një msliman që jeton në një vend jomusliman të respektojë ligjet e atij vendi? Siç është p.sh. respektimi i rregullave të trafikut, mosha e përcaktuar që lejon ngarjen e makinës etj.
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut! Në lidhje me ligjet e vendosura në vendet jomuslimane, kemi të bëjmë me tri skenare:
1 – Kur këto ligje janë në kundërshtim me atë që ka caktuar Allahu në legjislacionin e Tij, si p.sh.: Lënia e divorcit në dorë të gruas, mosdhënia e kujdestarisë për babain mbi vajzën e tij pasiqë ajo arrin pubertitetin, dhënia e vajzës të njëjtën pjesë të pasurisë si djalit, pirja e alkoolit, imoraliteti etj. Këto ligje nuk lejohen të veprohen e as të miratohen.
2 – Kur ligjet janë në përputhje me atë që përmendet në mësimet islame. Në këtë rast njeriu duhet t’iu përmbahet atyre duke iu bindur Allahut dhe të dërguarit të Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
3 – Kur tekstet islame nuk kanë thënë asgjë për këto ligje por janë në interesin më të mirë të njerëzve, siç janë ligjet që kanë të bëjnë me ngarjen dhe moshën në të cilën lejohet ngarja. Këto ligje duhet të respektohen në përputhje me tekstet fetare, të cilat i urdhërojnë muslimanët të jenë besnikë ndaj detyrimeve dhe besëlidhjeve. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Përmbushni detyrimet (tuaja).” |El Maide: 1.
Si dhe fjala e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku thotë: “ Muslimanët janë të detyruar të qëndrojnë tek kushtet e tyre, përveç kushtit që ndalon diçka të lejuar ose lejon diçka të ndaluar.”
E përcjell Tirmidhiu. Shejh Albani e ka klasifikuar si hadith të saktë në “Sahih Ibën Maxheh” me nr. 2353.
Allahu e di më së miri!
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Suneti
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije