Pyetja e tretë: A ka në Islam diçka që njihet si “sunet i mirë”?
Përgjigjja: Po, në Islam ka sunet (traditë me vepër) të mirë dhe ajo është ringjallja e një suneti të harruar, ose veprimi i një vepre që ka bazë në Islam, siç e ka përshkruar i Dërguari i Allahut (alejhi selam):
»من سن في الإسلام سنة حسنة فله أجرها وأجر من عمل بها إلى يوم القيامة لا ينقص من أجورهم شيئا«
“Kush ringjall në Islam një traditë të mirë (sunet) do të marrë shpërblimin e saj (veprës së bërë) dhe aq sa shpërblimi i veprës së atij që do e veprojë (pas tij) deri në Ditën e Gjykimit, pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi.” Transmeton Buhariu.
Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve