A ka në Islam diçka që njihet si “sunet i mirë”?

March 31, 2021

Pyetja e tretë: A ka në Islam diçka që njihet si “sunet i mirë”?

Përgjigjja: Po, në Islam ka sunet (traditë me vepër) të mirë dhe ajo është ringjallja e një suneti të harruar, ose veprimi i një vepre që ka bazë në Islam, siç e ka përshkruar i Dërguari i Allahut (alejhi selam):

»من سن في الإسلام سنة حسنة فله أجرها وأجر من عمل بها إلى يوم القيامة لا ينقص من أجورهم شيئا«

“Kush ringjall në Islam një traditë të mirë (sunet) do të marrë shpërblimin e saj (veprës së bërë) dhe aq sa shpërblimi i veprës së atij që do e veprojë (pas tij) deri në Ditën e Gjykimit, pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi.” Transmeton Buhariu.

 

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani

Loading...