Pyetje: Shejh i nderuar! Allahu të dhëntë mirësi dhe të bekoftë! Dua të parashtroj një çështje të cilën shpresoj të na i sqarosh që ta kemi të qartë si drita e diellit. Ka një kategori vëllezërish selefij të cilët i ndajnë selefijtë duke i konsideruar dy llojesh: Selefi i qartë (i pastër, i kulluar), dhe selefi jo i qartë (jo i kulluar) për arsye të ndryshme. A është kjo një ndarje e saktë? Nëse nuk është e saktë, atëherë si duhet të jetë sjellja jonë me këta vëllezër, duke marrë parasysh se çështja ka arritur deri aty saqë këto dy palë ofendohen mes tyre dhe tërheqin vërejtjen nga njëri-tjetri? Allahu ua shpërbleftë me të mira!
Përgjigje: Pyetja jote përbëhet nga dy pjesë: Njëra ka të bëjë me sjelljen që duhet të kemi, dhe tjetra ka të bëjë me vlefshmërinë e këtij kategorizimi. Çështja e sjelljes me ta kërkon sqarime të shumta, ndaj në lidhje me këtë do mbajmë një ligjëratë të veçantë me lejen e Allahut. Përsa i përket ndarjes dy llojesh: Selefi i qartë (i pastër, i kulluar) dhe selefi jo i qartë (jo i kulluar). Nuk di deri tani të ketë ndonjë bazë fetare të shëndoshë, kurrsesi. Ajo që unë di është ndarja në selefij dhe joselefij. Pra njeriu ose është me menhexh të saktë dhe të qartë, ndaj dhe për këtë i thuhet selefi. Ky selefij mund të ketë butësi në disa çështje dhe qëndrime për shkak të disa dobive që ai i mendon të vlefshme. Madje kjo butësi e tij mund ta bëjë që të përzihet me njerëz të cilët ne i konsiderojmë të papranueshëm, por sidoqoftë kjo nuk e nxjerr atë nga selefizmi. A e kuptuat këtë, Allahu u bekoftë? Kjo është ajo që unë di. Ndçrsa ndarjen; ky është selefi i qartë dhe ky është selefi i paqartë, unë nuk e di këtë lloj kategorizimi.
Shejh Ubejd bin Abdullah el Xhabirij
Përktheu: Shuajb Rexha
http://www.madeenah.com/article.cfm?id=1056
Dosje: akide
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin