Ebu Ejub el Ensari, radijAllahu anhu, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë nga muaji Sheual, është sikur të ketë agjëruar tërë kohën.”
(Muslimi)
Gjithashtu, ky kuptim është transmetuar edhe nga sahabë të tjerë, si; Theubani, Xhabir bin Abdullah, Ebu Hurejra etj.
Ky hadith dhe hadithet e ngjashme me të tregojnë qartë vlerën e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheual.
Nëse një person çdo vit agjëron Ramazanin dhe më pas gjashtë ditë nga Sheuali, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin; e nëse kjo përsëritet çdo vit, atëherë është sikur të ketë agjëruar gjithë jetën.
Lejohet që këto ditë të agjërohen rresht ose të ndara, përderisa përfundojnë brenda muajit Sheual.
Madje, shumë dijetarë kanë këshilluar që këto ditë të agjërohen menjëherë pas ditës së Bajramit, sepse njeriu është më i përgatitur dhe i mësuar me agjërimin dhe e ka më të lehtë. Gjithashtu, në të ka nxitim në kryerjen e veprave të mira.
Imam Tirmidhiu (v. 279H) përcjell nga Abdullah ibn Mubarek (v. 181H) se ai preferonte që agjërimi të niste në fillim të muajit Sheual (pas Bajramit).
Imam Neueuiu (v. 676H) thotë:
“Dijetarët tanë (shafi’itë) kanë thënë: Preferohet që këto gjashtë ditë të agjërohen rresht në fillim të muajit; e nëse agjërohen të ndara ose lihen për në fund të muajit, kjo është e lejuar.”
“El Mexhmu”, 6/379.
Dosje: #agjerimi #Sheuali, Muaji i Ramazanit
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- I lumtur është ai që kur vdes bashkë me të vdesin edhe mëkatet e tij Dr. Behar Hyseni
- Prej gjërave më të mira që mund t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije