A lejohet që vendasi të falet pas udhëtarit i cili e shkurton namazin?
A lejohet që vendasi të falet pas udhëtarit i cili e shkurton namazin? Ndërsa pas selamit të imamit ata (vendasit) e plotësojnë pjesën tjetër të namazit.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Po, i lejohet udhëtarit që të bëhet imam për vendasit. Dhe kur ai të jap selam (pas dy rekateve), vendasit ngrihen dhe e plotësojnë namazin. Porse kërkohet nga udhëtari që do t’iu prijë vendasve në namaz që t’i lajmërojë para fillimit të namazit, duke u thënë: Kur të jap selam ju plotësojeni namazin.
Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, vitin e çlirimit të Mekes u fal me banorët e Mekes, dhe u tha atyre: “O banorë të Mekes, plotësojeni namazin sepse ne jemi udhëtarë.” Transmeton Ebu Daudi 1229.
Pra, ai fali me ta dy rekate ndërsa ata i plotësuan katër rekate.
Marrë nga: “Durusun ue fetaua minel-haramejn esh-sherifejn”, vëll. 14.
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve