Tek ne praktikohet një zakon, sepse kur duam të hedhim themelet e një ndërtesë të re, kur duam të vëmë prakun e një ndërtimi të ri, ose kur ndërtojmë një dyqan të ri apo kur hapim diçka të re, këtë e shoqërojmë duke therur një kurban po atë ditë. Kurbanin e therim në nder të asaj që po bëjmë. Cfarë dispozite ka ky veprim në legjislacionin Islam?
Ky veprim nuk është i lejuar dhe është i njëllojtë me praktikën e disa njerëzve që e bënin këtë kurban për xhindët me pretendimin se kjo (therja e këtij kurbani) i ruan nga e keqja e tyre. Pra kur donin të hapnin themelet e një ferme apo shtëpie, ata thernin në këto themele ndonjë dhi apo cjap dhe thonin: Këtë e bëjmë për xhidët, që të ruhemi nga e keqja e kësaj pjese toke, apo atyre xhindve që qëndrojnë aty.
Ky veprim është i njëllojtë me praktikën e jobesimtarëve, prandaj nuk lejohet tu përngjasojmë. Me këtë veprim, mund të arrijmë të bëhemi si ata dhe qëllimet (në therjen e këtij kurabi) të bëhen si qëllimet e tyre (jobesimtarëve).
Detyra jonë është që të mos e praktikojmë dicka të tillë, të tërheqim vërejtjen që të mos theret asgjë mbi themele. Allahu ju dhëntë begati. [Abdul Aziz bin Baz].
Përshtati Fatjon Isufi