A lejohet t’i japim përparësi fjalës së dikujt tjetër në vend të fjalës së Allahut?

March 31, 2021

Pyetje: A lejohet t’i japim përparësi fjalës së dikujt tjetër në vend të fjalës së Allahut dhe fjalës së të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)?

Përgjigja: Jo, nuk lejohet t’i jepet përparësi fjalës së dikujt tjetër në vend të fjalës së Allahut dhe fjalës së të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!). Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë:

﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ  وَاتَّقُوا اللَّهَ  إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ﴾  [الحجرات: 1]

O ju që keni besuar! Mos jepni mendime para (se të konsultoheni me fjalët dhe porositë e) Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe frikësojuni Allahut se vërtet Allahu është Dëgjues (i asaj që thoni), i Gjithëdijshëm (për pasojat).” El-Huxhurat: 1

Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

»لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق«

“Nuk tregohet bindje ndaj krijesës duke kundërshtuar Krijuesin.” Transmeton Taberani, hadith Sahih.

Si dhe thënia e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) drejtuar atyre që u jepnin përparësi fjalëve të njerëzve përpara fjalëve të Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) : (Mjerë për ju) Kam frikë se mbi ju do të bien gurë nga qielli. Unë them: Ka thënë i Dërguari i Allahut, – ju më thoni: Ka thënë Ebu Bekri, ka thënë Umeri…!!!

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani

Loading...