A mund të konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave të Kijametit?

February 3, 2015

A mund te konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave te Kijametit?

Pyetje: A mund të konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave të Kijametit? A ka diçka që të mbron prej saj? A është e mjaftueshme vetëm të kërkosh që Allahu të të ruajë (prej saj)?

Përgjigje: Është transmetuar në disa hadithe, që tregojnë se vdekjet e bafasishme do të shtohen para ardhjes së Kijametit. Kjo lloj vdekjeje konsiderohet marrje zemërimi ndaj njeriut të keq, kurse rehati e qetësi për besimtarin. Ndodh që edhe besimtari të vdesë befasisht me ndonjë infarkt apo diçka tjetër dhe kjo për të është rehati dhe mirësi prej Zotit të Madhëruar. Kjo për arsyen se ai është përgatitur, është udhëzuar, është bërë gati, duke u përpjekur në të mira dhe i vjen vdekja befas, ndërkohë që është në gjendje të mirë dhe vdes me punë të mira. Në këtë mënyrë qetësohet nga vështirësitë, lodhjet dhe mundimet e vdekjes. Ndërsa për njeriun e keq, nese i ndodh konsiderohet marrje zemërimi ndaj tij, sepse vdes befas në gjendjen më të keqe. Lusim Allahun të na ruajë! Vetëm tek Ai kërkojmë strehim!

Shejh Abdul Aziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë!

Përshtati: Fatjon Isufi

Loading...