A nuk ka mësim në gjithë këtë histori?

March 17, 2020

A nuk ka mësim në gjithë këtë histori?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh duke thënë: Shpall gjendjen emergjente në vend dhe kërkoj 50 miliard Dollarë për të përballuar Virusin Corona (Covid-19)!

Presidenti Kinez u shpreh: Kemi hyrë në një betejë të rrezikshme kundër një virusi djallëzor.

Presidenti i Francës është shprehur: Jemi duke përjetuar katastrofën më të madhe shëndetsore që mund të na ketë ndodhur ndonjëherë.

Ndërsa kancelarja gjermane Merkel është shprehur duke thënë: Parashikimet tona flasin për prekjen e 70% të popullsisë me këtë virus vrasës.

Kryeministri i Anglisë është shprehur me fjalët: Përgatituni për humbjen e të dashurve tuaj para se kjo gjë të ndodhë.

Ndërsa kryeministri Italian është shprehur me këto fjalë: E kemi humbur kontrollin në përballjen me virusin Corona.

Mendoni pak se si Allahu e gjunjëzoi mbarë njerëzimin me një krijesë të dobët prej krijesave të Tij, që as nuk mund të shihet me sy të lirë!

Njerëzit e fuqishëm para këtij virusi u shtangën, ndërsa popujt u thyen dhe u gjunjëzuan.

A nuk ka mësim në gjithë këtë histori?! A nuk ka këshilla në këtë që po ndodh?!

Tregjet u rrëzuan! Rrota e ekonomisë u ndal! Qytetërimi u mund! Teknologjia është ndërprerë! Të dobëtit u shembën para madhështisë së të Fortit! Zgjidhjet e krijesave humbën para mbikqyrjes Hyjnore! Ku janë udhëheqësit e superfuqive? Ku janë vendimmarrësit? Ku është vetoja? Sot e gjithë madhështia është për Mbizotëruesin dhe të Fuqishmin.

O Allah, na mëshiro më mëshirën Tënde! Na ruaj nga çmenduria, lebroza dhe nga sëmundjet e këqija. O Allah, na i largo sprovën dhe epideminë me mëshirën Tënde, o më i Miri Mëshirues!

Shejh Hasen el Husejni

Përktheu: Fatjon Isufi

Loading...