Namazi i muezinit vetëm në xhami apo në shtëpi me familjen?

Shejhu dhe muhadithi Abdulmuhsin El-Abadi (Allahu e ruajtë) është pyetur: Muezini që thërret ezanin në xhami, a të kthehet të falet në shtëpinë e tij me xhemat (me familjen) apo të falet i vetëm në xhami pas thirrjes së ezanit?

Ai (Allahu e ruajtë) u përgjigj: Jo (mos të falet në xhami). Të kthehet në shtëpi dhe të falet xhemat me familjen është më parësore se sa të falet i vetëm në xhami.

Sherh El-Muveta, 23 Rexheb 1441 h. I këtij mendimi është dhe Shejhu i nderuar Sad bin Turkij El-Khathlan (Allahu e ruajtë).

Përktheu: Unejs Sheme