Acari dhe mungesa e kushteve për të ngrohur ujin, e pengojnë nga larja e trupit (gusuli)

January 24, 2016

Acari dhe mungesa e kushteve për të ngrohur ujin, e pengojnë nga larja e trupit (gusuli)

Shejhu i nderuar Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!) u pyet: Ai që ka nevojë të lahet (marr gusul), por nuk mundet ta përdorë ujin për shkak të ftohtit të madh dhe mospasjen e mjetit për ngrohjen e ujit, a të marr tejemum për faljen e namazit të sabahut? Kush vepron në këtë mënyrë, cili është gjykimi për këtë veprim?

Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: Nëse ai gjendet në një vend ku nuk ekziston mundësia për të ngrohur ujin ose në vendin ku jeton nuk ka vend për t’u larë me ujë të ngrohtë dhe (personi) frikësohet për veten e tij, atëherë le të marr tejemum dhe nuk ka asnjë problem. Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Frikësojuni Allahut brenda mundësive.”

Dhe në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sle-lem: “Kur ju urdhëroj me ndonjë urdhër, atëherë mundohuni të kryeni sa të mundeni prej saj.”

Saktësohet se Amër bin el-Asi radijAllahu anhu ishtë në luftë Dhatu es-Selasil dhe një natë të ftohtë u gdhi duke qenë xhunub e nuk u lah (nuk mori gusul). Por mori tejemum dhe u fal me njerëzit (si imam). Kur u kthye nga lufta, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pyeti atë për këtë veprim dhe ai tha: “U frikësova për veten time dhe këtë kuptova nga fjala e Allahut të Madhëruar: “dhe mos e vritni veten tuaj! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.”

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem buzëqeshi e s’i tha gjë dhe as nuk e urdhëroi të përsëriste namazin. Kjo tregon se një veprim i tillë (në raste të tilla) konsiderohet justifikim legjitim.

“Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 10

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...