I Dërguari i Allahut – paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të – e ka pas shtuar agjerimin në këtë muaj.
Nga Aishja – Allahu qoftë i kënaqur prej saj – trasmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut – paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të – agjëronte deri sa mendonim se ai nuk e prishte kurrë agjërimin, dhe rrinte pa agjëruar deri sa mendonim se ai nuk agjëronte, dhe nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut –paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- që ta plotësojë agjërimin e të gjithë muajit përveç muajit të Ramazanit, dhe nuk e kam parë të agjërojë në muajit e tjerë më shumë se s aka agjëruar në muajin Shaban”[1].
Ibn Haxheri ka thënë: “Në këtë hadith ka argument për mirësinë e muajit të Shabanit”[2].
Ibn Rexheb ka thënë: “Sa i përket agjërimit të Dërguarit të Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- gjatë muajve të vitit ai agjëronte në muajin e Shabanit më shumë se sa në muajt e tjerë”[3].
Sen’ani ka thënë: “Në këtë ka argument që ai -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- e veçonte muajin e Shabanit me agjërim më shumë se mujt e tjerë”[4].
Nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- se ka thënë: “Agjërimi i muajit të Shabanit ishte më e dashur tek i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- se sa agjërimi i muajve të tjerë në të cilat agjëronte në mënyrë vullnetare”[5].
Subki ka thënë: “D.m.th.: Agjërimi i muajit të Shabanit ishte më e dashur tek i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- se sa agjërimi i muajve të tjerë në të cilat ai agjëronte në mënyrë vullnetare”[6].
2- Agjërimi i gjithë muajit të Shabanit:
Nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- se ka thënë: “Nuk agjëronte i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ndonjë muaj më shumë se sa muaji i Shabanit, ai e agjëronte muajin e Shabanit të gjithin”[7].
E në një transmetim tjetër: “Nuk e kam parë të agjëroj më shumë në ndonjë muaj sin ë muajin e Shabanit, ai e agjërontë muajin e Shabanit të gjithin, ai e agjëronte muajin e shabanit përveç pak ditëve”[8].
Ky hadith mund të lejë të kuptojë kontraditë me hadithin e Aishes -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- që përmendëm më lart ku thotë: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- që të plotësojë një muaj duke e agjëruar përveç muajit të Ramazanit”[9], e në një transmetim tjetër ka thënë: “Nuk dijë që ai -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- të ketë agjëruar një muaj të tërin përveç Ramazanit”[10], kurse në hadithin e Ibn Abasit -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- ka thënë: “Nuk ka agjëruar i Dërguari i Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- një muaj të plotë asnjëherë përveç muajit të Ramazanit”[11].
Dijetaret në lidhje me bashkimin e këtyre transmetimeve kanë thënë:
Shpjegimi i një transmetimi me transmetimin tjetër:
Transmetohet nga Ibn Nubarek se ka thënë në lidhje me këtë hadith: “Në gjuhën arabe lejohet të thuhet nëse agjëron shumicën e muajit që të thuash: e agjëroj të gjithë muajin. Gjithashtu thuhet: filani u fal gjatë gjithë natës, por ndoshta aim und të jetë marrë me disa punë të tjera”.
Termidhiu ka thënë: “Sikur Ibn Mubarek ka vënë re se ted y hadithet përputhen e nuk kundërshtohen duke thënë: Kuptimi i këtij hadithi është se ai -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- agjëronte shumicën e muajit e jot ë gjithin”[12].
Kadi Ijad në shpjegimin e transmetimit: “Agjëronte muajin Shaban të gjithin” dhe “Agjëronte muajin Shaban të gjithin përveç pak ditëve” ka thënë: “Transmetimi i dytë është shpjegim i të parit, dhe se është shprehur me fjalën “të gjithin” në përgjithësi.
Ibn Haxheri e ka cilësuar si të saktë këtë shpjegim sepse transmetimet tregojnë një gjë të tillë.
Përgatiti dhe Përmblodhi:
Ylli Rama
[1] Transmeton imam Buhari në kapitullin e Agjërimit, nën temën: Agjërimi i muajit Shaban: 1969, dhe imam Muslimi në kapitullin e Agjërimit: 1156.
[2] Fet’hul Bari: 4/253.
[3] Letaiful Mearif: 247.
[4] Subulu Selam: 2/342.
[5] Transmeton imam Ahmedi në Musned: 6/188, Ebu Davudi në kapitullin e Agjërimit, tema: Agjërimi i muajit Shaban: 2431, dhe Nesai në kapitullin e Agjërimit, tema: Agjërimi i të Dërguarit të Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të-: 2350. Ka thënë Hakimi: “I saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit”, dhe e ka saktësuar imam Albani tek Ebi Davudi: 2124.
[6] Minhel Adhbul Meurud: 10/188.
[7] Transmeton imam Buhariu në kapitullin e Agjërimit, tema: Agjërimi i muajit Shaban: 1970.
[8] Ky është transmetimi i imam Muslimit në kapitullin e Agjërimit: 1156.
[9] Transmeton imam Buhari në kapitullin e Agjërimit, nën temën: Agjërimi i muajit Shaban: 1969, dhe imam Muslimi në kapitullin e Agjërimit: 1156.
[10] Ky është një ka transmetimet e imam Muslimi në kapitullin e Agjërimit: 1156.
[11] Transmeton imam Buhariu në kapitullin e Agjërimit, tema: çka përmendet nga agjërimi i të Dërguarit të Allahut -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- dhe prishjes së agjërimit: 1971, dhe imam Muslimi: 1157.
[12] Sunen Termidhi: 3/436 me shpjegimin: Tuhfetu Ahuedhi.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve