Agjërimi një dite pas ditës së Ashurasë për atë që nuk ka agjëruar një ditë para Ashurasë.
Nuk është saktësuar nga profeti alejhi selam një hadith i ardhur nga Ibn Abasi në lidhje me këtë çështje i cili tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Nëse do të jetoj deri vitin tjetër do të agjëroj një ditë para apo një ditë mbrapa dmth: në lidhje me Ashuranë” e transmeton Bejhakiu.
Në lidhje me këtë hadith sheikh Albani Allahu e mëshiroftë thotë: Ky hadith ka problem në zinxhirin e transmetimit dhe gjithashtu kundërshton hadithin e saktë të transmetuar gjithashtu nga Ibn Abasi -radiallahu anhu- i cili tregon se profeti alejhi selam kur agjëroi ditën e Ashurasë dhe urdhëroi myslimanët ta agjërojnë atë, i thanë: O i dërguari i Allahut, ajo është ditë që e madhërojnë hebrenjtë? Atëherë profeti alejhi selam tha: “Kur të vijë viti tjetër -në dashtë Allahu- do të agjëroj edhe ditën e nëntë (një ditë para Ashurasë)”. Ibn Abasi thotë: kur erdhi viti tjetër vdiq profeti alejhi selam. E transmeton Muslimi.
Në këtë hadith të saktë siç shihet nuk është përmendur dita e tjetër dita pas Ashures. Gjithashtu dhe vetë Ibn Abasi -radiallahu anhu- në fetvatë e tij thoshte: “Agjëroni të nëntën dhe të dhjetën dhe kundërshtoni hebrenjtë” e transmeton Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Sheikhu ynë i nderuar Meshhur Hasen Selman -Allahu e ruajt thoshte: Agjërimi i një dite pas nuk është saktësuar prandaj agjërojmë një ditë para Ashurasë dhe nuk agjërojmë një ditë pas Ashurasë.
Kështu ai që nuk ka agjëruar një ditë para Ashurasë të mjaftohet vetëm me Ashuranë siç ka bërë edhe vetë profeti alejhi selam një vit para se të vdiste.
Dr.Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Alkoli, Dëmet dhe Gjykimi Fetar për të Ardit Ulqinaku