Allahu i Lartësuar përmes këtij dhikri e mbron atë që e praktikon, madje përfitojnë prej këtij personi edhe ata që qëndrojnë përreth tij.
Shumë rreziqe dhe të këqija janë të përgjithshme, dhe nëse individi mbrohet prej tyre mbrojtja shtrihet edhe tek ata që e rrethojnë.
Po ashtu, të mirat që vijnë përmes këtyre dhikreve janë shpesh të përgjithshme duke përfituar edhe ata që qëndrojnë me praktikuesin e tyre.
Ka edhe dhikre specifike që përfshijnë familjen prandaj duhet të tregohemi të zellshëm që tua mësojmë edhe njerëzve, në mënyrë që të përfitojnë nga mirësia e përgjithshme dhe të mbrohen nga e keqja gjithëpërfshirëse.
Ibën AbdulBerr transmeton në veprën etij “El istidhkar”, se Shedad bin Eusi ka thënë:
“Kush dëshiron që Allahu ta bëjë prej atyre që bëhet sebeb për largimin e ndëshkimit nga banorët e tokës, le t’i ruaj këto dy namaze në xhemat; namazin e jacisë dhe namazin e sabahut.”
Shiko pra sesi veprimi i detyrueshëm bëhet shkak për mbrojtjen dhe ruajtjen e përgjithshme.
Dosje: dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes
Të Ngjashme
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi