Ai që studion në një vend të huaj, a është udhëtar? A i shkurton dhe bashkon namazet?
Pyetje: Kam dëgjuar se shejkh Albani – Allahu e mëshiroftë – thotë që shkurtimi i namazit për udhëtarin ka një cak kohor. Bazuar mbi këtë a i lejohet studentin që shkon në një vend tjetër për të studiuar, që të shkurtojë namazet e tij gjatë qëndrimit në atë vend ku studion? Dhe cili është mendimi i shejkhut (Allahu e mëshiroftë) në këtë çështje?
Përgjigje: Këto fjalë nuk janë të vërteta. Kush ka dy shtëpi, dmth që qëndron (jeton) në dy shtëpi, si ai që është i martuar me dy gra, apo studenti që studion në një vend dhe familja e tij është në një vend tjetër, ky e shkurton namazin vetëm gjatë udhëtimit vatje- ardhje, dhe nuk i shkurton namazet kur është në njërin nga dy vendet, sepse ai konsiderohet vendas në të dyja vendet ku jeton….
“Dhe shkurtimi i namazeve është detyrë, ndërsa bashkimi mes tyre është lehtësim.”
Medh’hebi i shejkhut tonë ishte se: Kur ai vinte në Jordani – përpara se ta bënte këtë shtet vendqëndrim të përhershëm të tijin dhe përpara se të ndërtonte në të shtëpinë e tij – qëndronte te vajza e tij dhe e falte namazin të plotë (të pa-shkurtuar) dhe thoshte: “Unë kam një dhomë te shtëpia e vajzës time, prandaj unë jam vendali, jo udhëtar.”
Ai që studion në një vend të huaj për katër vjet – a më shumë a më pak – dhe e quan veten udhëtar!! Në këtë kuptim të gjithë ne jemi udhëtarë, për tek Allahu, prandaj le t’i bashkojmë namazet gjatë gjithë rrugës, gjatë gjithë jetës!!!
Ky nuk është udhëtim sipas përkufizimit fetar. Njeriu i tillë është vendali dhe nuk i lejohet t’i bashkojë namazet. Ky është mendimi i shejkhut (shejkh Albanit) Allahu i Lartësuar e mëshiroftë! Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë!
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve