Allahu e mëshiroftë, më përkujtoi një ajet që më ishte harruar
Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se Profeti ﷺ dëgjoi një person që lexonte (Kuran) natën dhe tha: “Allahu e mëshiroftë, ngase më përkujtoi këtë dhe atë ajet, i cili më ishte harruar prej kësaj dhe asaj sure.” Transmeton: Muslimi në “Sahihun” e tij (778) kapitulli “Mirësitë e Kuranit dhe çfarë lidhet me të.”
Po ashtu nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: Profeti ﷺ po dëgjonte leximin (e Kuranit) nga një person në xhami dhe tha: “Allahu e mëshiroftë, më përkujtoi një ajet që më ishte harruar.” Muslimi në “Sahihun” e tij (778) në të njëjtin kapitull.
Dobi që përfitohen:
- Në hadith ka argument për bërjen dua[1]për personin që të përkujton atë që kishe harruar, sepse Profeti ﷺ bëri dua për atë. Po ashtu bëhet dua për çdo kënd që të bën mirë.[2]
- Hadithi: “Kush e mëson Kuranin dhe më pas e harron, ai e takon Allahun si i gjymtuar” nuk saktësohet.[3]
- Në hadith ka argument se njeriu kur harron diçka nga Kurani mos të thotë “harrova” por duhet të thotë “m’u harrua”. Ngase Ai i Cili bëri ta harrojë atë është Allahu i Lartësuar.
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Të thuash “Allahu e mëshiroftë!” ose “Allahu të mëshiroftë!” siç përmendet në hadithin e mësipërm.
[2] Shejh Ibën Uthejmini në “Et Taliku ala sahihi Muslim” vëll. 4
[3] Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!)
Të Ngjashme
- Llojet e ajeteve të paqarta në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Shtoje bujarinë në muajin e Ramazanit Udha e Besimtarëve
- Kurani është shërim për zemrën dhe trupin Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Shembuj nga shpallja e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve
- Urtësia e Allahut në shpalljen e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve