Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit (alejhi salatu ues-selam)

October 24, 2020

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit (alejhi salatu ues-selam):

“94. Vazhdo zbatoje dhe thirr në atë për të cilën je urdhëruar, dhe mos e kthe as kokën nga idhujtarët (mos u frikëso prej tyre).

95. Ne të mjaftojmë ty kundër sharjeve e talljeve të tyre (Ne të mbrojmë dhe marrim hak ndaj tyre).

96. Ata të cilët adhurojnë krahas Allahut të tjerë do t’a shohin rezultatin e veprës së tyre!

97. E dimë se ty të ngushtohet kraharori nga sharjet dhe talljet ndaj teje.

98. Lavdëroje Allahun, madhëroje Atë (duke thënë SubhanAllah), dhe ji prej atyre që bien në sexhde (prej namazfalësve). (Profeti (alejhi salatu ues-selam) kur ishte në vështirësi falte namaz).

99. Dhe adhuroje Allahun derisa të të vijë vdekja.

Surja El Hixhr

Përkthimi i kuptimeve të ajeteve bazuar në Tefsirin e Begauit.

Dosje:

Loading...