Ambicia që nuk njeh moshë: Historia e imamit të mufesirëve.
Hafidh Ibn Xherir et-Taberi u nda nga jeta në vitin 310 hixhri. Ai ishte autor i tefsirit, i historisë dhe shumë veprave të tjera të mëdha.
“Një ditë ai u tha nxënësve të tij: A keni dëshirë dhe ambicie t’a shkruajmë historinë e botës që nga krijimi i gjithësisë e deri në ditët tona?
Ata e pyetën: Sa do të ishte? – duke e kuptuar se bëhej fjalë për diçka shumë të madhe.
Tha: Rreth dyzet mijë faqe.
(Një enciklopedi gjigante, madje më e madhe se çdo vepër që mund të përfytyronim sot.)
Ata i thanë: Kjo është diçka në të cilën mbaron jeta dhe ikën ymri.
Ai tha: Allahut i kërkojmë ndihmë … humbën ambiciet.
Atëherë ai ua përmblodhi historinë në versionin që kemi sot në 11 vëllime.
Kur e përfundoi, u tha përsëri:
A keni dëshirë të shkruajmë tefsirin e librit të Allahut?
E pyetën: Sa do të jetë?
Tha: Rreth dyzet mijë faqe – e njëjta shifër.
Ata i thanë: Edhe kjo është diçka në të cilën humbet jeta dhe ikën ymri!
Atë kohë ai ishte diku në fillim të tetëdhjetave, afër të nëntëdhjetave.
Ai përsëri tha: Allahut i kërkojmë ndihmë… humbën ambiciet.”
Atëherë ai ua përmblodhi tefsirin në atë që kemi sot, tefsiri më i madh dhe më i rëndësishëm i transmetuar, prandaj ai është quajtur Imami i Mufesirëve (komentuesve të Kuranit).
Ibn Xheriri, Allahu e mëshiroftë, nuk u martua kurrë, dhe çdo ditë shkruante dyzet fletë nga hartimi i tij. Çdo ditë pa ndërprerje, dyzet fletë.
Ai nuk ishte i preokupuar me asgjë tjetër veç dijes. Prandaj Allahu i Madhëruar e bëri të dobishëm për umetin si në kohën e tij kur jetoi,m por gjithasbtu edhe pas vdekjes së tij.
Edhe sot ne jemi të varur nga dija e Ibn Xheririt duke u mbështetur në atë që ai la pas.
Prej rasteve që i kanë ndodhur Ibn Xheririt dhe që forcojnë kërkuesit e dijes është edhe kjo:
Atij i erdhi dikush dhe e pyeti për një çështje në feraid (ndarjen e trashëgimisë).
Në atë kohë ai ishte në fillimet e kërkimit të dijes në Sham, dhe ngurroi të thoshte “nuk e di”.
Ndërkohë që dija e trashëgimisë është nga dijet që zakonisht mësohen herët nga studentët.
Ibn Xheriri tha: “Sot kam bërë një betim se nuk do të flas për feraid.
Kthehu nesër dhe do të përgjigjem.”
Ai thotë: “Unë e mësova dijen e trashëgimisë po atë ditë.”
Dija e trashëgimisë quhet “dija e një jave”, sepse kush e studion për një javë merr një përmbledhje të mirë të saj.
Kur ai erdhi të nesërmen, Ibn Xheriri u përgjigj.
Kjo ishte ambicia (përkushtimi, vullneti i fortë) e tyre.
Nxënësit e dijes udhëtonin, largoheshin nga vendet e tyre, sakrifikonin, dhe një nga cilësitë e tyre më të mëdha ishte se dija për ta ishte fushë e frikës (takvasë) dhe jo thjesht fushë e diskutimeve e polemikave.
Autor: Shejh Salih Al Shejh
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: ambicie
Të Ngjashme
- U nis me trup të lodhur por me zemër të gjallë Udha e Besimtarëve
- Si nisi Orientalizmi; gjurmët e fshehta të misionit të Raymond Lull Udha e Besimtarëve
- Kur do ta arrijmë përkushtimin e sahabëve në namaz? Udha e Besimtarëve
- Mësime nga Hendeku: Sinqeriteti dhe qëndrueshmëria e besimtarëve përballë hipokrizisë Udha e Besimtarëve
- Ofensiva e mongolëve në territoret muslimane Udha e Besimtarëve