Ashpërsia ndaj atyre që gënjejnë qëllimisht ndaj të Dërguarit të Allahut

January 30, 2017

28/30 (Sahih)[1] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh, nga Suvejd bin Seid, nga Abdullah bin Amir bin Zurarah dhe Ismail bin Musa, nga Sheriku, nga Simaki, nga Abdurrahman bin Abdullah bin Mesud, nga babai i tij se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[2]

29/31 (Sahih) Na ka treguar Abdullah bin Amir bin Zurarah dhe Ismail bin Musa nga Sheriku, nga Mensuri, nga Ribij bin Hirash, nga Aliu radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Assesi mos gënjeni ndaj meje, sepse gënjeshtra ndaj meje të shtie në zjarr.”[3]

30/32 (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Rumhi el Misrij nga Lejth bin Sad, nga Ibën Shihab, nga Enes bin Malik se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje (mendoj se ka thënë qëllimisht), atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[4]

31/33 (Sahih) Na ka treguar Ebu Huthemeh Zuhejr bin Harbi nga Hushejm, nga Ebi ez-Zubejr, nga Xhabiri se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[5]

32/34 (Sahih ligajrihi)[6] Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh nga Muhamed bin Bishr, nga Muhamed bin Amër, nga Ebi Selemeh, nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë për mua atë që unë nuk e kam thënë, atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[7]

33/35 (Hasen) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh nga Jahja bin Jala et-Temij, nga Muhamed bin Is’hak, nga Ma’bed bin Kab, nga Ebu Katadeh se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga ky minber të thotë: “Kini kujdes nga fjalët (transmetimet) e shumta ndaj meje. Kush flet (transmeton) për mua atëherë le të thotë të vërtetën. E kush thotë ndaj meje atë që unë nuk e kam thënë, atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[8]

 34/36 (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh dhe Muhamed bin Beshar nga Gunder Muhamed  bin Xhafer, nga Shubeh, nga Xhami’i bin Shedad Ebi Sahrah, nga Amir bin Abdullah bin ez-Zubejr, nga babai i tij se ka thënë: “I thashë Zubejr bin el Auam: Si është puna me mua që nuk të dëgjoj të transmetosh hadithe nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ashtu siç dëgjoj Ibën Mesudin, filanin dhe filanin (të transmetojnë)? Tha: Përsa më përket mua, unë nuk jam ndarë prej tij që në momentin që kam pranuar Islamin. Porse unë kam dëgjuar prej tij (nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) një fjalë, ku thotë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[9]

35/37 (Sahih) Na ka treguar Suejd bin Seid nga Ali bin Mus’hir, nga Mutarifi, nga Atijeh, nga Ebi Seid se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush gënjen ndaj meje qëllimisht, atëherë le të përgatis vendin e tij nga zjarri.”[10]

 

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————————–

[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih, madje mutevatir.

[2] “Er-rauda en-nedir” 707 dhe 885, “Sahihah” 1383, Tirmidhiu 2257, dhe “Tuhfeh” 9368.

[3] Buhariu 106, Muslimi 1, Tirmidhiu 2660, dhe “Tuhfeh” 10078.

[4] Buhariu 108, Mulimi 2, Tirmidhiu 2661, “Er-Rauda en-Nedir” 707, dhe “Tuhfeh” 1525.

[5] “Er-Rauda en-Nedir”, dhe “Tuhfeh” 2993.

[6] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është hasen sahih.

[7] Buhariu 110, Muslimi 3, “Er-Rauda en-Nedir”, “El mishkah” 5940, dhe “Tuhfeh” 15089.

[8] “Sahihah” 1753, dhe “Tuhfeh” 12130.

[9] Buhariu 107, Ebu Daudi 3651, “Er-Rauda en-Nedir”, dhe “Tuhfeh” 3623.

[10] Muslimi 3004, “Er-Rauda en-Nedir”, dhe “Tuhfeh” 4245.

Dosje:

Loading...