Askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut

Askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut

Dija e së fshehtës i përket vetëm Allahut të Lartësuar dhe askush nga krijesat, qoftë ai engjëll i afërt, apo i dërguar i përzgjedhur, nuk posedon asgjë prej dijes së të fshehtës. Ngase ajo, dija e të fshehtës, është prej veçorive të Allahut të Lartësuar.

Imam Buhariu shënon në “Sahihun” e tij me nr. 4477 prej nënës së beismtarëve Aishes (radijAllahu anha) se ka thënë: “Kush të thotë se e di çfarë do të ndodhë nesër, ai ka gënjyer.” Pastaj lexoi: Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër.”

Shejh Salih El-Feuzani (Allahu e ruajtë!) është pyetur përsa i përket ajetit: “Allahu është i Dijshmi i të fshehtës (padukshmes) dhe askush nuk e di atë përveç Tij.” Cili është gjykimi në lidhje me atë që pretendon dijen e së fshehtës?

Ai tha: “Allahu i Madhëruar thotë: Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk i’a zbulon atë askujt përveç të dërguarve që ka zgjedhur.”[1]

Thuaj: Askush përveç Allahut, në qiell apo në Tokë…”[2]

Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.”[3]

Pra, dija e së fshehtës është prej veçorive të Allahut të Lartmadhëruar. Prandaj, kushdo që pretendon dijen e së fshehtës apo që e di të fshehtën, ai konsiderohet jobesimtar ngase ai pretendon se e shoqëron Allahun në diçka prej veçorive të Tij.

Transmetohet nga Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhuma) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Çelësat e të fshehtës janë pesë e ato nuk i di askush tjetër përveç Allahut: Askush nuk e di çfarë do të ndodhë nesër përveç Allahut. Askush nuk e di se çfarë ka në mitra përveç Allahut. Personi nuk e di se çfarë do veprojë nesër dhe nuk e di se në cilin vend do të vdesë. Askush nuk e di se kur do bier shi përveç Allahut. Askush nuk e di se kur do të ndodhë Kiameti përveç Allahut.” Shënon Buhariu

Prej këtyre ajeteve dhe hadithit profetik bëhet e qartë kotësia e mashtrimit dhe humbjes në të cilën gjenden parashikuesit, fallxhorët dhe astrologët. Askush nuk e di të fshehtën përveç Allahut, Një, i Vetëm dhe i pashoq!

Libri: “Islami, feja e teuhidit”.

Përgatiti: Unejs Sheme

———————————

[1] El-Xhinn, 26-27.

[2] En-Neml, 65.

[3] El-Enam, 59.