Ikametus-Salat – Kryerje e faljes do të thotë:
a) Çdo musliman burrë apo grua qoftë, është i detyruar të kryejë rregullisht faljen pesë herë gjatë ditë-natës në kohët e përcaktuara. Burri e fal namazin në xhami në faljen e organizuar bashkë me të tjerët, ndërsa gruaja është më mirë për të të falet në shtëpi.
b) Çdokush duhet ta kryejë faljen ashtu siç e ka kryer i dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, me të gjitha rregullat dhe format e saj, si; qëndrimi në këmbë, përkulja (ruku), lëshimi dhe vendosja me fytyrë në tokë (sexhde), ulja etj. Kjo përfitohet nga porosia e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Faluni siç më shihni mua duke u falur.”
Për mënyrën e faljes së namazit me imtësi shih “Sahih El-Buhari”, hadithet me nr. 735, 736, 737, 766, 823, 824.
Zekati është masë e përcaktuar në përpjesëtim me pasurinë dhe pronën e çdo muslimani e paraparë për këtë detyrim, masë e cila duhet paguar rregullisht çdo vit hënor për interes të të varfërve në një bashkësi muslimane, si dhe për qëllime të tjera të parapara nga sheriati (ligji) islam.
Pagesa e zekatit është mjeti ekonomik kryesor për të vendosur drejtësinë shoqërore dhe për ta çuar shoqërinë muslimane në lulëzim, mirëqënie dhe siguri.
Ibën Umeri radijAll-llahu anhuma përcjell se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë :
“Islami qëndron mbi këto pesë shtylla:
1. Dëshmia “La ilahe il-LAllah Muhamedun Resulullah” – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij”.
2. Ikametus-Salat (falja e rregullt e pesë kohëve të namazit, me bindje, me përkushtim, me përsosmëri e përpikmëri).
3. Dhënia e zekatit.
4. Kryerja e haxhit (vizita e Qabes në Meke).
5. Agjërimi i muajit të Ramazanit.“
“Sahih El-Buhari”, hadithi nr.8.
Të Ngjashme
- Shembulli i humbjes së sevapeve për shkak të gjynaheve Emin Bilali
- Si ta lexojmë Kuranin? Udha e Besimtarëve
- Kurani do të jetë argument pro ose kundër teje Udha e Besimtarëve
- Llojet e ajeteve të paqarta në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Te’uili (interpretimi) i përçmuar i Kuranit Udha e Besimtarëve