Ato janë ditë madhështore …
Namazi i falur në këto ditë (përsa i përket shpërblimit) nuk është si namazi i falur në ditët e tjera.
Sadakaja e dhënë në këto ditë nuk është si sadakaja e dhënë në ditët e tjera.
Përmendja e Allahut në këto ditë nuk është si përmendja në ditët e tjera.
“Ato janë dhjetë ditët më të mira të dynjasë.” (Sahihul-Xhami: 1133)
Ato janë dhjetë ditët e para të muajit Dhul hixheh.
Ato janë ditët ku gjendet dita e Arafatit: “Agjërimi në ditën e Arafatit i shlyen gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen pas tij.” (Muslimi)
Dosje: Lëmoshë
Të Ngjashme
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve
- Kjo ‘këshillë’ më ka kushtuar 20 vite Udha e Besimtarëve