Bashkëpunimi me xhindët ndërmjet refuzimit dhe pranimit

March 29, 2010

Bashkëpunimi me xhindët është një dalalet bashkëkohor

Nga muhadithi el alameh: Muhamed Nasirudin el Albani

Pyetje: Cfarë gjykimi ka bashkëpunimi me xhindët?

Përgjigje: Them se bashkëpunimi me xhindët është një dalalet bashkëkohor, që nuk është dëgjuar para kësaj kohe. Nuk mund të ketë bashkëpunim mes njerëzve dhe xhindëve për shkak të natyrave të ndryshme të tyre. Allahu ka thënë: “ Ai i ka krijuar xhindët nga flaka e zjarrit” (Rrahman 15) dhe Profeti salallahu alejhi ue selem në përforcim të këtij ajeti kuranor ka thënë: “Engjëjt janë krijuar nga drita, xhindët janë krijuar nga zjarri, ndërsa Ademi është krijuar nga cfarë u është përshkruar më parë”. Pra, njerëzit janë krijuar nga balta, ndërsa xhindët janë krijuar nga zjarri, ndaj unë besoj se kush thotë për mundësinë e bashkëpunimit me xhindët megjithë dallimin e madh që ekziston në origjinën e krijimit të tyre, është si shembulli i dikujt që mund të thojë-megjithëse akoma nuk kemi dëgjuar njeri të thojë- për bashkëpunimin e njerëzve me engjëjt. A mund të thuhet që njeriu mund të bashkëpunojë me engjëjt?! Përgjigjia është: Jo. Pse? E njëjëta përgjigje e mëparshme, sepse engjëjt janë krijuar nga drita ndërsa njeriu është krijuar nga balta, kështuqë nuk mund të ketë bashkëpunim ndërmjet atij që është krijuar nga balta me atë që është krijuar nga drita.
Gjithashtu unë them: Nuk është e mundur që të ketë bashkëpunim ndërmjet njeriut dhe xhindit me plot kuptimin e fjalës që ne njohim në bashkëpunimin mes njerëzve. Po, mund të ndodhë njëfarë ndërveprimi i pjesshëm ndërmjet njerëzve dhe xhindëve, ashtu sic mund të ketë njëlloj ndërveprimi ndërmjet njerëzve dhe engjëjve, por kjo është shumë shumë shumë e rrallë, por dhe në këto raste të rralla ky ndërveprim ndodh nëse dëshiron engjëlli apo xhindi. Kurse që njeriu të dëshirojë të ndërveprojë me një engjëll, kjo është e pamundur, po ashtu që njeriu të ndërveprojë me një xhind pa dëshirën e këtij të fundit, gjithashtu është e pamundur, sepse një aftësi e tillë ishte mrekulli për Sulejmanin salallahu alejhi ue selem . Për këtë arsye transmetohet në hadithin e saktë tek Buhari dhe Muslimi se Profeti salallahu alejhi ue selem një ditë po falej imam me njerëzit, kur papritmas e panë që eci përpara sikur të ishte duke sulmuar dicka dhe duke e kapur atë. Pasi dha selam, njerëzit e pyetën dhe i thanë: O Rasulallah, të pamë që veprove kështu e ashtu. Tha: “ Po, shejtani më sulmoi me një shtizë prej zjarri që mbante në dorë, duke dashur që të më prishë namazin tim, atëherë unë e kapa për fyti (dhe e shtrëngova) saqë ndjeva ftohtësinë e pështymës së tij në dorën time dhe nëse nuk do të ishte lutja e vëllait tim Sulejmanit salallahu alejhi ue selem : “ Tha: Zoti im më fal mua dhe më dhuro pushtet që nuk i takon askujt tjetër ta ketë pas meje” (Sad 35) do e kisha lidhur në ndonë shtyllë nga shtyllat e xhamisë të rrinte aty derisa të gdhihej ashtuqë të loznin me të fëmijët e muslimanëve”. Pra ishte kjo dua e Sulejmanit salallahu alejhi ue selem : “ Tha: Zoti im më fal mua dhe më dhuro pushtet që nuk i takon askujt tjetër ta ketë pas meje” (Sad 35) e cila e frenoi nga qëllimi i tij për ta lidhur ndaj nuk e bëri dhe e lëshoi.

Në kohën tonë është përhapur ideja e bisedës mes njerëzve dhe xhindëve apo një person i përkushtuar në këtë profesion pretendon se flet me një xhind, mirëkuptohet me të, e pyet rreth sëmundjes të të sëmurit apo problemit të atij që është i prekur nga xhindët, si dhe për mënyrën e shërimit. Pra, dicka e tillë deri në kufinj të caktuar mund të ndodhë praktikisht por nuk është e lejuar fetarisht, sepse jo detyrimisht cdo gjë që mund të ndodhë faktikisht, është e lejuar dhe fetarisht, psh muslimani mund të ndodhë që e arrin rrizkun e tij me haram- sic janë të sprovuar sot shumë muslimanë me shumë marrëdhënie monetare me kamatë- mirëpo kjo nuk lejohet fetarisht që të ndodhë. Pra, jo cdo gjë që mund të ndodhë, është e lejuar dhe fetarisht . Për këtë arsye, ne i këshillojmë ata lexues që u këndojnë njerëzve të prekur nga xhindët, që të mos devijojnë dhe të mos shtojnë dicka tjetër përvec këndimit të Kuranit, në përpjekje për të shpëtuar këtë njeri nga ai xhind, këto janë kufinjtë e së lejuarës. Kurse cdo gjë tjetër vec kësaj, kemi tërheqje të vërejtjes në Kuran, se nuk lejohet, me vetë dëshminë e xhindëve besmitarë që i kanë besuar Allahut dhe të Dërguarit, sic na tregon Zoti ynë në Kuranin e Tij: “ Vërtetë kishte persona nga njerëzit që i kërkonin mbrojtje personave nga xhindët dhe ata ua shtonin akoma më shumë frikën” (Xhin 6), mbrojtja që ata kërkonin ishte disa llojesh, por nuk është tani moment për të folur rreth tyre.

E rëndësishme është të theksojmë se kërkimi i ndihmës nga xhindët është një nga shkaqet e humbjes së njerëzve, sepse xhindi nuk i shërben njeriut për hir të Allahut, por e bën në mënyrë që të arrijë ta shfrytëzojë për atë që ai dëshiron, në një mënyrë apo në një tjetër. Kohë më parë u sprovuam me një dalalet të panjohur më parë: hipnotizimi. Ua morrën mendtë njerëzve nëpërmjet hipnotizimit, një person duke e fiksuar me shikim një tjetër që është i gatshëm të flerë dhe më pas fillon dhe flet për cështje të ndryshme, ndër to dhe cështje të së fshehtës, sipas pretendimit të tyre. Ky dalalet zgjati aq sa deshi Allahu të zgjasë, më pas na u faneps një dalalet tjetër: Thirrja e shpirtrave, që vazhdon akoma dhe sot e kësaj dite, megjithëse jo si më parë, ndoshta për vetë faktin se ia zuri vendin lidhja direkte me xhindët por kësaj rradhe nga një kategori specifike:Ata që kanë hyrë në kontakt me xhindët në emër të fesë, gjë e cila është akoma më e rrezikshme se ajo e mëparshmja, sepse hipnotizimi nuk bëhej në emër të fesë, por në emër të shkencës, po ashtu thirrja e shpirtrave, nuk ishte në emër të fesë. Ndërsa sot disa muslimanë kanë rënë në këtë dalalet të kërkimit ndihmë nga xhindët në emër të fesë. Kjo paqartësi u lindi atyre ngaqë Profeti salallahu alejhi ue selem i këndoi disa ajete disa njerëzve që prekeshin nga xhindët dhe i shëroi Allahu. Po, kjo është e vërtetë, por këta të sotmit e filluan nga kjo cështje dhe e zgjeruan rrethin derisa filluan të komunikojnë: A je musliman? Cfarë feje je? i krishterë, cifut, budist. Më pas i thonë: Prano islamin që të shpëtosh, ai thotë: esh-hedu lailahe ilallah ue esh-hedu ene muhameden rasulullah. Njeriu i shkretë i beson fjalës së xhindit, të cilin as nuk e shohin dhe as nuk e ndjejnë. Ne jetojmë për vite të gjata duke pasur marrëdhënie me njerëz të rracës tonë, njeri me njeri, e megjithatë pas shumë vitesh, ti zbulon se ky njeri ishte mashtrues dhe tradhtar në marrëdhënien me ty.
Pra,si mund të dëshirosh të bashkëpunosh me një person nga xhindët që ti nuk e njeh realitetin e tij?! Ai të thotë ty: U bëra musliman, jam besimtar, jam në shërbimin tënd, cfarë dëshiron prej meje? Unë jam i gatshëm për ty. Këto gjëra i dëgjojmë shpesh, Subhanallah, në këtë lloj mënyre zënë vend humbjet dhe devijimet tek muslimanët, sic thuhet në shprehjen e urtë: Shumica e zjarreve vijnë si pasojë e shkëndijave. Dikush mund të pyesë: Kemi filluar merremi me profesionin e nxjerrjes së xhindëve nga njeriu dhe jemi zgjeruar në këtë pikë shumë, ndaj a mund të bashkëpunojmë me xhindët? Themi: Nuk është e lejuar, sipas atij sqarimi dhe këshille që bëmë më parë. Pra thamë që nuk i lejohet muslimanit që në rukjen e tij për shërimin e njeriut të prekur nga xhindi, të shtojë dicka tjetër përvec leximit të ajeteve kuranore dhe lutjeve profetike të sakta, të vërtetuara. Po ndodhin gjëra shumë të cuditshme, të cilat nuk janë gjë tjetër vecse iluzionime ndaj njerëzve dhe përpjekje për ta monopolizuar këtë profesion, sepse nëse do të kufizoheshin vetëm me këndimin e Kuranit, atëherë kjo është dicka e mundur për cdokënd që ta bëjë dhe mund të dalë xhindi nga ai person. Ata thonë: Jo, ne duam ta mbështjellim situatën me fshehtësi dhe dredhira, ashtuqë të ngelet specialitet i një kategorie të caktuar.

Unë dua t`u përkujtoj me fjalën e Allahut: “Vërtetë kishte persona nga njerëzit që i kërkonin mbrojtje personave nga xhindët dhe ata ua shtonin akoma më shumë frikën” (Xhin 6).

E lus Allahun që të na ruajë nga kërkimi i ndihmës prej xhindëve.

Marrë nga www.sahab.net

Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini në shpjegimin e Librit të Teuhidit (të Muhamed bin Abduluehabit) në Mexhmual Fetaua 9/545, thotë:

Shejhul islam Ibn Tejmijeh ka përmendur se përdorimi i xhindëve nga njerëzit, ka tre situata:

Situata e parë: Ta përdorë për adhurime dhe në bindje të Allahut, ta përdorë si komunikues në përcjelljen e sheriatit tek xhindët, psh: nëse ka një xhind shok besimtar i cili merr dituri prej tij dhe ia përcjell atë dituri xhindëve të tjerë, sepse është vërtetuar se xhindët marrin dituri prej njerëzve. Ose e përdor në ndihmë për të kryer vepra të dëshirueshme dhe të preferueshme fetarisht, gjë kjo e cila është e lejuar dhe nuk përbën problem, përkundrazi kjo gjë mund të jetë e lavdëruar ose e kërkuar, madje kjo konsiderohet pjesë e thirrjes tek Allahu. Xhindët ishin të pranishëm tek Profeti salallahu alejh ue selem , i cili u lexoi atyre Kuran dhe më pas ata u kthyen tek populli i tyre qortues dhe thirrës. Tek xhindët ka të devotshëm, adhurues, zahida dhe dijetarë, sepse që dikush të jetë thirrës patjetër duhet të ketë dituri paraprake rreth asaj në të cilën thërret, të jetë adhurues që i bindet Allahut në këtë thirrje.

Situata e dytë: Ta përdorë xhindin në gjëra të lejuara, psh të kërkojë ndihmë prej tyre në kryerjen e dickaje të lejuar. Ai (Ibn Tejmije) tha: Kjo është e lejuar me kusht që mjeti i përdorur të jetë i lejuar, kurse nqs mjeti i përdorur është i ndaluar atëherë ky përdorim është i ndaluar, si psh nëse xhindi nuk pranon ta ndihmojë përvecse duke i ofruar ndonjë kurban ose duke i bërë sexhde, etj. Më pas ai( Ibn Tejmije) përmendi transmetimin ku thuhet se Umeri radijallahu anhu njëherë u vonua në një nga udhëtimet e tij. Ebu Musa po mendohej se si të kontaktonte me të, atëherë dikush i tregoi se një grua në Medine kishte një shok nga xhindët, dhe i kërkoi që të dërgonte xhindin në kërkim të Umerit radijallahu anhu. Ai shkoi dhe u kthye duke treguar se prijësit të besimtarëve nuk i ka ndodhur asgjë e keqe, thjesht po kulloste devetë e zekatit1. Pra, ky është përdorim i lejuar.

Situata e tretë:Përdorimi i xhindëve në gjëra të ndaluara, si psh grabitja e pasurive apo frikësimi i njerëzve, etj , gjë kjo e cila padyshim është e ndaluar.Nëse mjeti i përdorur është shirk atëherë kjo vepër merr gjykimin e shirkut, kurse nqs mjeti i përdorur nuk është shirk, konsiderohet mëkat, si psh nëse xhindi i shthurur jepet pas këtij njeriu të prishur dhe bashkëpunon me të në mëkate dhe tejkalim të kufinjve. Në këtë rast konsiderohet mëkat dhe tejkalim i kufinjve, por nuk arrin tek shirku.

Shejhu Mukbil bin Hadij el Uadi`ij në librin e tij Tuhfetul muxhib fq 371, është pyetur në lidhje me këtë cështje:

Pyetje:A lejohet bashkëpunimi dhe kërkimi i ndihmës nga xhindët muslimanë në ato gjëra që është e mundur për ta që t`i bëjnë?

Përgjigje: Përsa i përket bashkëpunimit, Allahu thotë: “ Bashkëpunoni në të mira dhe mbarësi dhe mos bashkëpunoni në mëkate dhe tejkalim të kufinjve” (Maideh 3), ndaj lejohet bashkëpunimi me ta por duhet që të sigurohesh mirë se ai me të cilin ke të bësh është xhind dhe jo shejtan, i cili është duke të tërhequr në mënyrë të përshkallëzuar që më pas të të urdhërojë për mëkate dhe kundërshtim të dispozitave fetare. Ka pasur më shumë se një dijetar nga të nderuarit që u shërbenin xhindët.

Përktheu: Shuajb Rexha

1 Akamul merxhan fi garaib ue ahkamil xhan fq 38

Loading...