Pyetja 5: Çështja e ixhtihadit (studimit, analizës dhe arsyetimit fetar) a konsiderohet çështje e mbyllur apo jo?
Përgjigje 5: Çështja e ixhtihadit (studimit, analizës dhe arsyetimit fetar) nuk quhet e mbyllur. Ajo është temë e hapur për njerëzit e ditur, besimtarë dhe larg-pamës në librin e Zotit dhe sunetin e të Dërguarit – alejhi salatu ue selam -. Kjo duke u argumentuar me fjalët e selefëve (të parëve tanë) nga shokët e Profetit -alejhi salatu ue selam- dhe ndjekësit e tyre nga pasuesit e dijes dhe besimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto cilësi është më mirë të pyesin njerëzit e ditur.
Allahu jep sukses! Paqja dhe salavatet e Zotit qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva:
Kryetar: AbdulAziz bin Baz
Zv.Kryetar: Abdurrezak Afifi
Lektor: Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Gentian Rushiti
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni