Nga justifikimet për lejimin e votimeve, thënia: Jemi të detyruar të zgjedhim të keqen më të vogël, thonë: Ne e dimë se votimet janë gjë e keqe por marrim pjesë në to duke zgjedhur të keqen më të vogël, ashtuqë të mund të realizojmë një dobi shumë të madhe! Them: E keqja më e vogël sipas jush është pjesëmarrja në parlament. Pyetja e parë:
1. Në parlament, vendimmarrësi është Allahu apo njerëzit?
Përgjigje: Njerëzit.
2. Përderisa vendimmarrja qenka në dorë të njerëzve, ky konsiderohet shirk i vogël apo i madh? Përgjigje: Shirk i madh.
3. Pse konsiderohet shirk i madh?
Përgjigje: Sepse është zhvlerësuar gjykimi i Allahut. Ata nuk e pranojnë se gjykimi i përket Allahut por
thonë vendimin e merr shumica. Pra, në parlament vendimmarrja u përket njerëzve duke refuzuar gjykimet e Allahut, ndaj kjo vepër është shirk i madh pa asnjë pikë dyshimi. Përderisa është shirk i madh, a mund të ketë dëm më të madh se sa kufri dhe shirku për të cilin Allahu thotë: “Allahu nuk fal që ti bëhet shirk Atij ndërsa të tjerat ja falë kujt të dojë. Kush i bën shirk Allahut, ka humbur shumë larg”. Profeti u pyet: Cili është mëkati më i madh? Tha: “Ti bësh Allahut rival përderisa Ai të ka krijuar”. Pra në disa raste pjesëmarrësit në parlament bëjnë shirk të madh dhe kjo nuk është e keqja më e vogël. Allahu thotë: “O ju që keni besuar mos i zini miq të dashur çifutët dhe të krishterët. Ata janë palë e njëri tjetrit. Kush prej jush i merr ata për miq të dashur, ai është prej tyre” dhe thotë: “U është shpallur në libër se nëse dëgjon që po mohohen ajetet e Allahut apo tallen me to, mos qëndroni me ata njerëz derisa të ndërrojnë bisedë. Nëse qëndroni do jeni si ata: Pra nuk tha: nuk ka asnjë problem dhe as nuk tha: Përveç partive islamike sepse për ta lejohet. Ne u themi: A i kanë pyetur dijetarët për të keqen që po ndërmarrin? A ua kanë sqaruar atyre realitetin e veprimtarisë së tyre? Apo mos ndoshta intrigojnë për të bërë që dijetarët të japin ndonjë fetva që nuk përputhet me realitetin? Them: Ky parim, nuk vlen të përdoret në rastin konkret.
Është e vërtetë se veprohet e keqja më e vogël për të arritur një dobi të madhe apo për të shmangur një të keqe më të madhe. Parim ky i mbështetur në argumente si p.sh. rasti kur sahabët zhveshën meshkujt e fisit Beni Kurejdhah për të parë se kujt i kanë dalë qimet dhe kujt jo, ashtu që të ndanin se kë duhej të vrisnin. Por ajo që them është se përdorimi i rregullit këtu nuk vlen. Në fakt, kjo është fatkeqësia e partive islamike: I zbatojnë gjërat sipas tekave të tyre duke qenë larg pasimit të sunetit. I pyesim ata: Cila qenka dobia e madhe që ata kanë realizuar deri më sot? Pasi që njohëm dëmin e kësaj teme duam të dimë dobinë e saj. Realiteti tregon se për rreth 60 vjet nuk kanë realizuar dot asnjë dobi madhore për islamin, siç kishin pretenduar. Nga thëniet e tyre është dhe kjo: Ne hyjmë në zgjedhje, në të keqen më të vogël ashtu që më pas të ngremë shtet islam, të praktikojmë sheriatin, etj. Por a mund të paramendohet të zbatohet sheriati në një vend ku populli nuk është i gatshëm për diçka të tillë?! Transmetohet nga Ibn Abasi në historinë e Heraklit i cili pasi lexoi letrën e Profetit, mblodhi parinë e tij dhe u tha: O ju romakë, a dëshironi të udhëzoheni dhe shpëtoni dhe të mbani akoma pushtetin tuaj?! Pasojeni këtë Profet! Ata u ngritën të revoltuar dhe mësynë drejt portave për të ikur, por ato ishin të mbyllura. Herakliu tha: Doja të dija vendosmërinë në fenë tuaj. Atëherë ata i bënë sexhde (B.M). Argumenti nga kjo histori është fakti se megjithëse Herakli ishte mbret i pushtetshëm nuk arriti të detyronte popullin e tij të hynte në islam. E njëjta pozitë ishte e Nexhashiut për të cilin kanë zbritur dhe ajete Kuranore që e lavdërojnë: “Dhe kur dëgjojnë ato që i është shpallur të Dërguarit, sytë e tyre lotojnë për shkak të vërtetës që kanë njohur” [Maide:83], siç transmetohet në hadithin e saktë rreth shkakut të shpalljes së ajetit, hadith të cilin e gjen në librin es-Sahihul musned min esbabin-muzul të shejhut tonë Mukbil bin Hadij el Uadij. Kur Nexhashiu vdiq, nuk kishte asnjë musliman nga populli i tij që ti falte xhenazen ndaj ia fali Profeti. Pra jo domosdoshmërish ai që merr pushtetin është në gjendje ta bëjë popullin të zbatojë dispozitat. Kush pretendon një metodë të tillë veçse pretendon diçka jo reale dhe nuk e kupton aktualitetin. Pra del detyrë që të përmirësohet shoqëria para marrjes së pushtetit. Partive islamike u është kërkuar: Mësoni fillimisht dituritë fetare, por nuk ishin të disponueshëm për këtë mirësi. U është kërkuar: Mësojuni njerëzve fenë dhe jo lakmitë dhe metodat dredharake por përsëri nuk ishin të disponueshëm për këtë mirësi. Kemi parë islamikë që kur kanë arritur të zënë poste në disa ministri, i përmbahen ligjeve njerëzore me devotshmëri më të madhe se vetë shpikësit e tyre dhe nëse i pyet: A janë këta që ka urdhëruar Allahu? Thonë: Kështu është ligji, sistemi. Pra, ku është ndryshimi juaj i së keqes, refren me të cilin i keni stërmunduar veshët e njerëzve dhe në emër të së cilit keni zhvatur dhe shfrytëzuar paratë e muslimanëve. I keni shmangur njerëzit nga të kapurit pas Sunetit dhe tërheqjes së vërejtjes nga bidatet: “Sidoqoftë, Allahu do realizojë atë që Ai do, megjithëse shumë njerëz nuk e dinë” [Jusuf:21]. Dikush mund të thotë: Për lejimin e votimeve kemi fetva nga dijetarë të mëdhenj dhe të nderuar të ehlu sunetit, dijetarë që nuk janë hizbijin si psh muhadithi i kohës, shejhu i nderuar, kolosi, Albani, apo muftiu i nderuar Ibn Baz, shejhu el alameh Ibn Uthejmin. Përgjigjia: Dijetarët e sipërpërmendur nuk bëjnë pjesë në thirrësit e votimeve. Ata janë dijetarë të nderuar, janë dijetarët dhe udhëheqësit e këtij daveti të bekuar, janë rojtarët e islamit. Çdo gjë që ne dimë, e kemi mësuar prej tyre dhe kurrsesi ata nuk mund të konsiderohen me hizbijtë (partiakët), përkundrazi ata tërheqin vërejtjen nga hizbizmi dhe ne kemi shpëtuar nga hizbizmi falë suksesit të Allahut dhe pastaj mudit dhe diturisë së tyre, këshillave të tyre. Gjithashtu dhe nga këshillat e shejhut tonë muhadithit: Mukbil bin Hadij. Librat dhe kasetat e tyre janë plot e përplot me tërheqje të vërejtjes nga hizbizmi. Në lidhje me çështjen konkrete: Fetavatë e tyre janë të kushtëzuara me kushte dhe rrethana të marra në konsideratë fetarisht. Nga këto kushte p.sh: realizimi i një dobie kolektive madhore apo shmangia e një të keqeje më të madhe duke vepruar atë më të voglën dhe kushte të tjera, të cilave nuk u janë përmbajtur thirrësit e votimeve. Cilat janë disa nga kushtet e praktikumit të rregullit: Veprimi i të keqes më të vogël?
Së pari: Dobia që pritet të arrihet të jetë konkrete reale dhe jo thjesht iluzion apo supozim, sepse nuk lejohet të veprojmë një të keqe konkrete për diçka iluzionare. Nëse realisht do të ishte sistemi demokratik në shërbim të islamit -siç pretendojnë- do jepte fryte të suksesshme në Egjipt, Siri, Jordani, Algjeri, Turqi, etj.
Së dyti: Dobia e shpresuar të jetë realisht më madhore se sa e keqja që veprohet, kjo sipas vlerësimit të dijetarëve, kolosë në dije, dhe jo sipas kuptimit të atyre që janë pushtuar nga hizbizmi, aktivistë qofshin apo ideatorë të tyre. Për të bërë këtë vlerësim le të përmendim disa nga të këqijat e demokracisë: Anulim i zbatimit të sheriatit, konsiderimi i panevojshëm i thirrjes profetike dhe udhëzimit të shpallur, sepse hallalli dhe harami vendosen sipas mendimit të shumicës dhe jo sipas lajmeve dhe transmetimeve profetike. Demokracia e zhduk parimin e dashurisë dhe urrejtjes për Allah dhe fe, zhduk qartësinë e dallimeve në besim me qëllim për të fituar votat e sa më shumë njerëzve. Pra, kush i sheh të gjitha këto, si mund të thonë që vajtja në ato vende dhe pjesëmarrja në to është dëmi më i vogël? E kundërta do ishte mendimi i saktë. Edhe nëse supozojmë një barazim apo përafrim mes të mirës dhe të keqes, kemi rregullin tjetër: I jepte përparësi shmangies së të keqes kundrejt arritjes së dobisë. Vallë, a nuk mund të ketë një mënyrë tjetër për të arritur atë dobi?
Kjo mënyrë çon në një përfundim të shëmtuar: Jep vendimin -indirekt- se rruga e Muhamedit nuk është e vlefshme në çdo kohë dhe vend për të arritur me të praktikimin e ligjit të Allahut në tokë.
Pasuesit e së vërtetës janë të bindur se rruga e demokracisë dhe ndarjes në parti të ndryshme, nuk i shton umetit gjë tjetër veçse dobësim dhe përçarje. Për këtë arsye të qartë, armiqtë e islamit i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj çështjeje (në botën islame që ta dobësojnë atë ) dhe kanë ngritur struktura gjigande për mbrojtjen e këtij idhulli bashkohor. Allahu ka përfshirë çdo gjë dhe është i Plotfuqishëm për gjithçka.
(Shkëputur nga libri: Tenuiru edh-dhulumat li keshfi mefasid ue shubuhat el Intihabat) (Ndriçim i errësirave për zbulimin e dëmeve dhe dilemave rreth votimeve), të shejhut jemenas Muhamed bin Abullah el Imam.
Përkthehu: Ebu Duxhanah, Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve