Përdorimi i pikave të syrit
E sakta është se përdorimi i pikave të syrit nuk e prish agjërimin. Edhe pse në lidhje me këtë çështje ka kundërshtime në mesin e dijetarëve, ku disa prej tyre thonë: “Nëse shija e tyre arrin në fyt atëherë ato e prishin agjërimin”. Më e sakta është se ato nuk e prishin agjërimin në asnjë gjendje.
Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në librin “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Pastrimi i dhëmbëve me pastë dhëmbësh
Pastrimi i dhëmbëve me pastë dhëmbësh nuk ia prish agjërimin personit, njësoj si misvaku. Po ashtu dhe përdorimi i pikave të syrit dhe të veshit nuk e prishin agjërimin sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.
Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Përdorimi i kohlit
Përdorimi i kohlit për gratë dhe burrat nuk e prish agjërimin sipas fjalës më të saktë të dijetarëve. Përdorimi i tij natën është më mirë. Po ashtu dhe gjërat me të cilat arrihet zbukurimi i fytyrës siç janë; sapuni, pomada, kremrat etj. që kanë të bëjnë me pjesën sipërfaqësore të lëkurës nuk e prishin agjërimin.
Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15.
I lejohet personit të përdorë suposto nëpërmjet anusit kur është sëmurë, sepse kjo nuk konsiderohet ngrënie dhe as pirje. Shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Përdorimi i sprajtit
Përdorimi i sprajtit për astmë nuk e prish agjërimin. Kjo është diçka e vogël e mbushur me ilaç të lëngëzuar i cili përmban tri elemente: ujë, oksigjen dhe disa barëra.
Shejh Ibën Bazi, shejh Ibën Uthejmini, shejh Abdullah bin Xhibrini dhe komisioni i përhershëm për studime dhe fetua.
Vendosja e kënasë nuk e prish agjërimin. Shejh Ibën Uthejmini në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Masturbimi e prish agjërimin. Personi duhet ta agjërojë (kompensojë) këtë ditë dhe të pendohet te Allahut për këtë vepër. Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15.
Dalja e gjakut nuk e dëmton agjëruesin (nuk ia prish agjërimin) përveç rastit të hixhames. Nëse personi bën hixhame atëherë më e sakta është se agjërimi i tij prishet. Në këtë çështje ka kundërshtim në mesin e dijetarëve (ku shumica e tyre thonë se hixhamja nuk e prish agjërimin),[1] por e sakta është se ajo e prish agjërimin.
Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15.
Dalja e spermës kur personi është në gjumë nuk e prish agjërimin sepse kjo nuk ka ndodhur me dëshirën e tij. Ai nuk e ka për detyrë ta kompensojë këtë ditë porse ka detyrë të lahet (marrë gusul) nëse sheh shenjat e spermës në rrobat e tij.
Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Pikat e hundës e prishin agjërimin nëse arrijnë në stomak. Nëse nuk arrijnë në stomak atëherë agjërimi nuk prishet.
Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Dhënia e gjakut për kryerjen e analizave nuk e prish agjërimin. Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Përdorimi i pomadës apo kremave për buzët dhe hundën nuk e prishin agjërimin. Shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Vjellja pa dëshirë nuk e prish agjërimin, ndërsa kur personi vjell qëllimisht agjërimi i tij konsiderohet i prishur dhe duhet ta kompensojë atë ditë. Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Përdorimi i injeksioneve (gjilpërave) ushqyese e prishin agjërimin. Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe shejh Ibën Uthejmini Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 19.
Lejohet perdorimi i penicilinës kundër etheve (temperaturës) sepse ajo nuk konsiderohet ngrënie dhe as pirje. Shejh Ibën Uthejmini në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 15.
Lejohet përdorimi i temjanit me kusht që përsoni mos ta thithë atë. Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15.
Ilaçet që përdoren në formë gargare nuk e prishin agjërimin nëse personi nuk i gëlltit. Nuk duhet vepruar një gjë e tillë vetëm në rast kur e ka të nevojshme, ndërsa agjërimi nuk prishet nëse nuk fut diçka prej saj në stomak.
Dializa e prish agjërimin dhe e bën detyrë kompensimin e asaj dite. Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15, dhe komisioni i përhershëm për studime dhe fetua.
Gruaja lehone nëse pastrohet para dyzet ditëve i lejohet të agjërojë, të falet, të kryej haxhin dhe umren, dhe i lejohet bashkëshortit të saj që t’i afrohet (të kryej marrëdhënie intime). Shejh Ibën Bazi Allahu e mëshiroftë në “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15.
Përktheu: Unejs Sheme
———————————————-
[1] Shejh Albani Allahu e mëshiroftë thotë: Hadithi ku tregohet se ai që bën hixhame dhe atij që i bëhet e kanë prishur agjërimin, është shfuqizuar (abroguar).
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve