Çështja e parë: Ku qëndron logjika e njeriut? Allahu i madhëruar ka njoftuar në shumë ajete se zemrat në trupin e njeriut kanë një rëndësi të veçantë sepse aty qëndron logjika me të cilën njeriu i bën të arsyeshme veprimet e tij dhe e dallon atë nga të gjitha krijesat e tjera të dukshme që e rrethojnë. Në Kuran thuhet: “Ne i kemi krijuar për xhehenem shumë prej xhinëve dhe njerëzve. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët madje më të humbur. Ata janë njerëzit e shkujdesur” suretu El-Earaf: 179.
Ky ajet dhe disa ajete të tjera të ngjashme në Kuran e paraqesin zemrën si mjeti i të kuptuarit siç është syri mjeti i shikimit dhe veshi mjeti i dëgjimit. Shpesh herë kush dëgjon këto ajet e bën kjo pyetje se ku qëndron logjika e njeriut sepse ai është mësuar të dëgjojë përgjigje të ndryshme. Dhe si përgjigje për këtë themi: Është thënë se ajo qëndron zemër bazuar në këto ajete kurani dhe është thënë se qëndron në tru sepse njeriu po pësoi dëmtime në tru i humbet logjika. Sheikhu islam Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë në lidhje me pyetjen se ku qëndron logjika thotë: “Logjika qëndron në shpirtin e njeriut me logjikë ndërsa në trup ka lidhje me zemrën siç thotë Allahu i madhëruar: “A nuk kanë ecur në tokë që të kenë zemra që logjikojnë”.
Është pyetur Ibn Abasi -radiallahu anhu- se me çfarë e ke arritur dijen? Ai është përgjigjur: me gjuhë që pyet dhe zemër që logjikon. Mirëpo fjala zemër përdoret për atë copëz mishi që ngjan si boçe pishe dhe që është në anën e majtë të trupit të njeriut dhe që brendësinë e saj ka një copë gjaku të ngjizur dhe të zezë siç është përdorur në dy librat e saktë (Buhariu dhe Muslimi) se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Në trupin e njeriut është një copëz e cila nëse rregullohet, rregullohet i gjithë trupi dhe nëse prishet, prishet i gjithë trupi dhe ajo është zemra”.
Por (me fjalën zemër) mund të jetë për qëllim edhe ana e brendshme e njeriut në përgjithësi sepse zemra e diçkaje është e brendshmja e tij siç thuhet: zemra e grurit, bajames, arrës etj dhe prandaj është quajtur pusi [kalib] sepse nxjerr ujin nga zemra e tij dhe që është ana e tij e brendshme. Atëherë nëse me fjalën zemër është për qëllim ky kuptim atëherë logjika ka lidhje edhe me trurin e njeriut dhe prandaj është thënë se logjika është në tru, siç thonë shumë mjekë dhe është transmetuar edhe nga imam Ahmedi”.
Pra sheikhu islam Ibn Tejmije nëpërmjet këtij citati do të thotë se nuk ka kundërshtim mes dijetarëve se logjika qëndron në zemër sepse kështu ka treguar dhe kurani mirëpo ata janë në kundërshtim në përcaktimin fjalës zemër e cila ka sipas përdorimit arab të fjalës dhe ndoshta jo vetëm arab ka dy përdorime. Pastaj sheikhu islam Ibn Tejmije sjell mendimin disa dijetarëve që mundohet të bëjë një lidhje mes atyre që thonë se është në zemër dhe atyre që thonë se është në tru: “Disa nga shokët e imam Ahmedit thonë se baza e logjikës është zemra dhe kur përsoset përfundon në tru”. Pastaj sheikhu islam jep mendimin e tij për këtë çështje dhe thotë: “E sakta është se edhe shpirti ka lidhje me të siç ka lidhje me ato të dyja (zemrën dhe trurin) por fillimet e mendimeve janë në tru dhe fillimi i dëshirës është në zemër ………..kështu të dy mendimet kanë diçka nga e sakta”.
Allahu e mëshiroftë sheikh-ul-Islam Ibn Tejmije i cili shpesh herë sjell gjykime me vlerë dhe mendoj se prej veçantës së këtij mendimi është se logjika ka lidhje edhe me shpirtin sepse edhe ajo mund të quhet zemer sipas përdorimit të përgjithshëm të fjalës dhe ndoshta kjo i jep përgjigje një pyetje që bëhet gjithashtu shpesh kur i ndërrohet zemra e dikujt të sëmurë me sëmundje zemre, dhe thuhet: a ndryshon logjika e tij përderisa ka ndryshuar zemra?
Dhe përgjigjja është se jo, sepse logjika ka lidhje edhe me shpirtin i cili është pandryshueshëm dhe Allahu e di më së miri se ku qëndron realitetin në formën e tij të plotë sepse këto janë gjëra të fshehta dhe nuk e di kush ashtu veç krijuesit.
Dr Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve