Çfarë bie ndesh me besimin?
Shirku (idhujtaria) bie ndesh me besimin. Shirk është t’ia dedikosh adhurimin dikujt apo diçkaje tjetër përveç Allahut, apo ta konsiderosh atë të barabartë me Allahun në ndonjë të drejtë prej të drejtave të Tij. Shirku ndahet në dy llojesh:
a. Shirku i madh, i cili është dedikimi i adhurimit dikujt tjetër përveç Allahut, ose së bashku me Allahun. Kjo përfshin çdo lloj adhurimi; lutjen, shpresën, kurbanin, etj).
b. Shirku i vogël, i cili është gjynah i konsideruar shirk në tekstet e Kuranit dhe Sunetit (traditës profetike) por që nuk arrin deri në nivelin e shirkut të madh dhe nuk e nxjerr njeriun prej rrethit të fesë islame. Shembujt të veprave që konsiderohen prej shirkut të vogël janë të shumtë. Ndër to janë; syefaqësia e lehtë, betimi në dikënd tjetër veç Allahut, kur thotë: Pasha Qaben! Pasha Pejgamberin!, kur betohet në emër të prindërve, fëmijëve, për tokën, bukën, ujin, nderin, besën, etj.
Shirk i vogël është po ashtu edhe ndjellja e ogurit të mirë apo të keq, duke u nisur nga zëri i kukuvajkës, macja e zezë e cila të pret rrugën, derdhja e kripës, thyerja e pasqyrës, tersllëku i ditëve të caktuara, i numrave të caktuar, rënia e kafshatës së bukës etj. Shirk i vogël është edhe vendosja e hajmalive për t’u mbrojtur nga syri i keq, etj.
Përgatitën Edmond Ajdini, Arjan Haskasa
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin