Çfarë është ”El Hanifijeh”?

December 7, 2020

Çfarë është ”El Hanifijeh”?
El Hanifijeh është besimi i Ibrahimit: Adhurimi i Allahut të Vetëm duke j’a dedikuar plotësisht Atij të gjithë adhurimin.
El Hanifijeh (besimi i drejtë, Teuhidi, Njësimi i Allahut në adhurim) rrjedh nga fjala el Hanijf (adhurues i Allahut të Vetëm e të pashok). Allahu e ka cilësuar Ibrahimin (alejhi selam) si Hanijf (monoteist).
Allahu i Lartësuar thotë: ‘’Me të vërtetë që Ibrahimi ishte prijës shembullor dhe hanijf (me besim monoteist).’’ En Nahl; 120
‘’Më pas të shpallem ty: Ndiqe besimin e Ibrahimit i cili ishte hanijf e nuk ishte prej idhujtarëve.’’ En Nahl; 123
El Mileh el Hanifijeh është besimi i Ibrahimit: Adhurimi i Allahut të Vetëm duke j’a dedikuar plotësisht Atij të gjithë adhurimin.
Shejhu thotë: Allahu i ka urdhëruar me këtë gjë të gjithë njerëzit dhe për këtë qëllim i ka krijuar.
Allahu i ka urdhëruar të gjithë njerëzit t’ja dedikojnë të gjithë adhurimin vetëm Atij, siç thotë në Kuran:
‘’O ju njerëz! Njësojeni në adhurim Zotin tuaj i Cili u ka krijuar.’’ – deri tek fjala e Allahut: ‘’Mos adhuroni krahas Tij të tjerë, ndërkohë që ju e dini të vërtetën.’’ El Bekare; 21
Allahu i ka urdhëruar të gjithë njerëzit t’a adhurojnë Atë të Vetëm dhe të pashok, siç thotë në një ajet tjetër:
‘’Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë në adhurim (mos adhuroni askënd krahas Tij).’’ En Nisa; 36
Gjithashtu thotë: ‘’Me të vërtetë që kemi dërguar të Dërguar që t’i urdhërojë të adhurojnë Allahun dhe t’i largohen Tagutit (të tjerëve të cilët adhurohen krahas Allahut).’’ En Nahl; 36
Allahu i ka krijuar xhinët dhe njerëzit që t’a adhurojnë Atë të Vetëm dhe të pashok, siç thotë Allahu i Lartësuar: ‘’Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër përveçse që të më adhurojnë Mua.’’ Dharijat, 56
Shejhu ka thënë: Kuptimi i ‘’të më adhurojnë’’ është ‘’të më njesojnë Mua në adhurim’’ d.m.th. t’a adhurojnë Atë të Vetëm e të pashok. Adhurimi nuk quhet adhurim përveçse me Teuhid (njësim në adhurim – adhurim i vetëm Allahut dhe mohim i çdo gjëje që adhurohet përveç Tij). Nëse hyn shirku (idhujtaria) në adhurim, ai e çon dëm atë dhe nuk quhet më adhurim. Ai i cili adhuron krahas Allahut diçka ose dikënd tjetër, nuk konsiderohet adhurues i Allahut.
Shejh AbduRrahman ibn Nasir el Berrak, Allahu e ruajtë.
Sherh Thelethetul Usul
Anis Agovi
Loading...