Pyetje: Çfarë grade ka ky hadith: “O Allah! Na beko në Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso të mbërrijmë Ramazanin”?
Përgjigje: Ky hadith përcillet nga Enes bin Malik i cili thotë se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur vinte muaji Rexheb, thoshte: “O Allah! Na beko në Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso të mbërrijmë Ramazanin!” E transmeton imam Ahmedi, El-Bezari, Et Taberani etj.
Imam Et-Taberani pas transmetimit të hadithit thotë: Ky hadith nuk përcillet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem veçse nëpërmjet këtij zinxhiri transmetimi ku ndodhet Zaide bin Ebi err-Rrukad.
Ky transmetues (Zaide bin Ebi err-Rrukad) tek dijetarët e hadithit njihet si transmetues munker el hadith, që do të thotë se hadithet që vijnë prej tij nuk pranohen derisa të gjendet dikush tjetër që i transmeton përveç tij.
Kështu që hadithi përderisa nuk ka vetëm se këtë zinxhir transmetimi, nuk mund të saktësohet si fjalë profetike. Prandaj sheih Albani dhe po ashtu edhe sheih Shuajb Arnauti thonë se është hadith i dobët.
Dosje: Muaji i Ramazanit
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije