Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Husejn bin Ali nga Zaideh, na ka treguar Simak bin Harbin nga Xhabir bin Semurah se ka thënë: Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në namazin e sabahut lexonte: “Kaf. Uel-Kuranil-Mexhid”. [Kaf]. Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër). Muslimi.
Shpjegimi:
Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Nga fjala e tij “Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër)” përfitohen dy kuptime:
E para: Është për qëllim se namazet e tjera pas namazit të sabahut – e ato janë namazi i drekës, namazi i ikindisë, namazi i akshamit dhe namazi i jacisë – kanë qenë më të shkurtër sesa namazi i sabahut.
E dyta: Është për qëllim se namazi i tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i sabahut pas kësaj (here) ka qenë më i shkurtër.
Kuptimi i parë është më i sakti, ngase Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) vazhdoi ta lexonte këtë sure (Kaf) derisa u nda nga kjo botë. Po ashtu, në namazin e sabahut ai ka lexuar suren Tur në haxhin e lamtumirës, e kjo ka qenë nga fundi i jetës së tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Përktheu: Unejs Sheme
“Teufiku er-Rabbil- Mun’im bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen