Author: Lexhnetu Daime

A eshte e obliguar femra te tregoje gjithçka kur kerkohet per martese?

Në qoftë se një vajze, i është bërë ndërhyrje kirurgjikale ( për shembull në bark), gjatë së cilës i është bërë hapje plage dhe qepje. Në fakt kjo i ka ndodhur kur ishte shumë e vogël pra gjatë ose disa muaj pas lindjes. Pyetja qëndron këtu: A është e nevojshme që familjarët e saj ta […]

Komisioni i perhershem per festen e "Shen Valentinit"

Falënderimi i takon Allahut të Vetëm, e paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit i cili nuk ka të dërguar tjetër pas tij.

Më pas:

Komisioni i Përhershëm për studimet akademike dhe fetvatë e shqyrtojë atë që i ka ardhur shkëlqesisë së tij myftiut të përgjithshëm nga personi i cili pyet me emrin Abdullah Al Rebia si dhe drejtuar Komisionit nga ana e sekretarisë së përgjithshme të Komisionit të Dijetarëve të mëdhenj me numër (5324) me 3/11/1420 hixhri ku i pyeturi ka parashtruar një pyetje me tekstin: “Disa njerëz me datën katërmbëdhjetë shkurt 14/2 të çdo viti festojnë ditën e dashurisë të ashtuquajtur si “Shën Valentini”, si dhe dhurojnë lule të kuqe apo vishen me veshje të kuqe si dhe urojnë njëri-tjetrin e disa dyqane bëjnë ëmbëlsira me ngjyrë të kuqe duke vizatuar në to zemra si dhe disa dyqane të tjerë u bëjnë reklama sendeve që veçohen në këtë ditë, çfarë mendimi keni ju:

Së pari: Për festimin e kësaj dite?

Së dyti: Blerja prej dyqaneve në këtë ditë?

Së treti: Shitja e disa dyqaneve (megjithëse ato nuk e festojnë këtë ditë- atyre që e festojnë këtë ditë gjëra që dhurohen në këtë ditë?

Allahu jua shpërbleftë me të mira”.

Pasi komisioni i fetvave e studio u përgjigj se:

Argument të qarta prej Kur’anit dhe sunetit –si dhe për këtë kanë rënë dakort dijetët e parë- tregojnë se festat në Islam janë vetëm dy: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, dhe se çdo festë tjetër që ka të bëjë me një person apo me disa persona, apo me ndonjë diçka të re, apo me ndonjë kuptim prej çfarë do lloj kuptimesh janë festa të shpikura (bidate) që nuk u lejohet muslimanëve që ta festojnë atë e as që ta pranojnë atë si festë, e as që të shprehin gëzim në to, as që t’i ndihmojnë të tjerët në të sepse kjo i shkel kufijtë e Allahut dhe se a ii cili i shkel kufijtë e Allahut i ka bërë padrejtësi vetes së tij. E nëse i shtohet festës së shpikur gjendja e saj se ajo është prej festive të kafirave (jobesimtareve) kjo e shton gjynahun mbi gjynah sepse kjo tregon një lloj përngjasimi me to dhe një lloj dashurie për ta dhe se Allahu i Lartësur i ka ndaluar besimtarët në Librin e Tij që t’i përngjasojnë kafirave dhe të shprehin dashuri ndaj tyre, si dhe është vërtetuar nga i dërguari i Tij -salallahu alejhi ue selem- se ka thënë: “Ai i cili i përngjet një populli ai është prej tyre”.

Kur i bëhet obligim fëmijës agjërimi, dhe cila është mosha precize që e bën të obligueshme argjërimin?

Fëmija urdhërohet për namaz në moshën shtatë vjeçare, dhe edukoret edhe me të rrahur (nëse është e nevojshme) kur mbush moshën dhjetë vjeçare, dhe i bëhet detyrë kur tw arrij moshën e pubertetit. Puberteti arrihet duke u shfaqur disa cilësi:
1. Nëse atij i del sperma me anë të epshit.
2. Nëse i dalin qime (të ashpëra) rreth organit të tij.
3. Nëse i del sperme me anë të ëndrave.
4. Apo mbush moshën pesëmbbëdhjet vjeçare.
Të njëjtën gjë e ka edhe fermra vetëmse i shtohet ardhje e zakoneve (mestruacioneve).