Nëse njeriu han apo pin në harresë gjatë agjërimit a duhet që ta shlyejë atë ditë apo jo?

 

 

Ngënia dhe pirja e agjëruesit në harresë

 

Pyetja: Nëse njeriu han apo pin në harresë gjatë agjërimit a duhet që ta shlyejë atë ditë apo jo? Sepse Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Kush han në harresë . . .” dhe ka thënë: “Është ngrejtë nga ummeti im (gjynahu dhe dëmshpërblimi) nëse bëhet diçka gabimisht, në harresë, apo padëshirën e tij (i detyruar)?

Përgjigje: Ai i cili e prish agjërimin në harresë gjatë ditës në ramazan duke qenë i agjërueshëm nuk ka gjynah, dhe duhet që ta vazhdoi agjërimin e asaj dite, dhe poashtu nuk e kombeson atë ditë në fjalën më të saktë mes dy thënieve të dijetarëve. Sipas këtij mendimi është imam Shafiu dhe imam Ahmedi sepse është transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi hadithi i Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Ai i cili harron duke qenë agjërueshëm dhe han e pinë le ta plotësoj agjërimin e tij sepse atë e ushqeu Allahu” e në një transmetim tjetër: “Nëse han apo pinë agjëruesi në harresë ajo është furnizim që Allahu ia dërgoi atij, e nuk ka kombesim për të” transmeton Darekutni dhe tha: zinxhiri i transmetimin është i saktë.

Suksesi vjen vetëm nga Allahu, e paqja e nderimet e Allahu qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Kryetar Nën kryetar Antar Antar

Abdulaziz ibn Baz Abdurrazak Afifij Abdullah Gudejan Abdullah ibn Kaud

Shkëputur nga “Fetaua lexhnetu daime”: 10/269

Përktheu Ylli Rama