Në qoftë se një vajze, i është bërë ndërhyrje kirurgjikale ( për shembull në bark), gjatë së cilës i është bërë hapje plage dhe qepje. Në fakt kjo i ka ndodhur kur ishte shumë e vogël pra gjatë ose disa muaj pas lindjes. Pyetja qëndron këtu: A është e nevojshme që familjarët e saj ta njoftojnë cilindo që kërkon dorën e saj për këtë ndërhyrje dhe se ajo ekziston deri tani? A eshte kjo e drejtë legjitime?
Pergjigje : Falënderimi i takon All-llahut, O Allah, bekoje Muhammedin, familjen dhe shokët e tij bekoi pasuesit e tyre deri në ditën e gjykimit:
Muslimani duhet të jetë i sinqertë në të gjitha çështjet e tij, sepse siqeriteti është shpëtim dhe siguri. Nëse dikush vjen dhe kërkon dorën e kësaj vajze dhe tek ajo ekzistojnë akoma shenjat e kësaj ndërhyrje kirurgjikale atëherë u kërkohet atyre që të tregojnë, sepse ndoshta keto shenja ne trup nuk mund ti durojë në qoftë se ai nuk i di, dhe mund të jetë një problem mes tij dhe familjes, duke pohuar se kjo është e metë e saj. Për këtë arsye duhet ti tregojnë burrit për gjendjen e vajzës në mënyrë që të jetë I informuar dhe të mos fajësohen më pas.
Komisioni I përhershëm I kërkimeve akademike dhe fetvave.
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Martesa
Të Ngjashme
- Dikush kryen mëkate dhe thotë: Besimi është në zemër! Shejh Salih el-Feuzan
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve